• |
ide | kryesore

Armë e shkop bejsbolli në makinë, arrestohen dy të rinj në Lezhë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia në Lezhë ka vënë në pranga drejtuesin e një mjeti dhe pasagjerin e tij pasi qarkullonin me armë zjarri. Forca e Posaçme “Shqiponja” në Lezhë kanë ndaluar një mjet në vendin e quajtur “Lalm i Ri” pasi dyshohej se shoferi po qarkullonte me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “BMW” është gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë dhe një shkop bejsbolli që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Në pranga u vunë  B. D.,18 vjeç dhe F. N., 24 vjeç, banues në Zejmen Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjithashtu policia në Lezhë ka ndaluar edhe një mjet në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit”. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Fiat”, me drejtues A. G., u gjetën  doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Për rastin në pranga u vu  A. G., 26 vjeç, banues në Lezhë për prodhim dhe shitje narkotikësh.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *