• |
ide | kryesore

Ka ndërruar papritmas jetë ish-menaxherja e familjes Kardashian-Jenner

-Instant, Paparazzi, Slider



Familja Kardashians është tronditur së fundmi nga një lajm i hidhur, pasi një zonjë që ka punuar me ta është gjetur e vdekur në bagazhin e një makine.
Nëhet fjalë për ish-menaxheren e e biznesit të tyre, Angela Kukawski, e cila ishte gjithashtu nënë e pesë fëmijëve.

Kukawski u gjend e vdekur në bagazhin e një makine të parkuar në Simi Valley, në veri të Los Angeles.
Departamenti i Policisë së Simi ka arrestuar të dyshuarin për vrasje, i cili duket se ka transportuar trupin nga Van Nuys në shtëpinë e një të afërmi në Luginën Simi, në orët e para të mëngjesit të 23 dhjetorit.
Nga ana tjetër, familja Kardashian po përballet me drama të herëpashershme.
Tradhtia e përsëritur e Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian apo ndarja e Kim-it me Kanye West. (Madje, prej disa kohësh ajo po del me Pete Devidson.)

Përmendim këtu edhe tragjedinë në koncertin “Astro World” të Travis Scott.
Po ashtu, thuhet se një lajm i bukur ka ardhur më në fund këto ditë për ta, pasi mendohet se Kylie Jenner ka lindur fëmijën e saj të dytë.
Në një foto të fundit që Travis Barker ka shpërndarë në rrjetet sociale, fansat e Kylie Jenner besojnë se ajo ka lindur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *