• |
ide | kryesore

Gjermania do që G7 të fokusohet në rimëkëmbjen ekonomike

-Instant, Lajme, Planet



Gjermania dëshiron që ta shfrytëzojë kryesimin e Presidencës së Grupit të Shtatë vendeve (G7) që të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia e koronavirusit dhe të forcojë përpjekjet për përmirësimin e mbrojtjes së mjedisit. Kështu tha më 1 janar ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.

“Gjermania ka marrë kryesimin e Presidencës së G7-s për vitin 2022 – shtetet e G7-s qëndrojnë për liri, demokraci dhe përparim”, shkroi në Twitter Lindner.

“Duke pasur këtë në mendje, ne duhet ta tejkalojmë pandeminë dhe të nxisim rimëkëmbjen ekonomike globale”, shtoi ai. Lindner është lider i partisë Demokratët e Lirë, që është partnerja e vogël e koalicionit të Qeverisë gjermane, të kancelarit Olaf Scholz. Ministri i Financave tha po ashtu se ai dëshiron që në takimet e ardhshme të ministrave të Financës së G7-s, agjenda e bisedimeve të përqendrohet në çështjen e digjitalizimit dhe ndryshimeve klimatike.



1 Comment

  1. Shkall shkall sistemi i interesit uniteti interesit te grupeve te caktuara njerzore pacmangeshem i solli te gjith buz gremines dhe permbysjes interesit.qe do thot kosto ekstreme per te gjith.ka dy rrug njera me vijim shkaterrimi sic jemi antiverat interesi tjetra me vijim permirsimi sistemi vlerave .por nje gje eshte e sigurt me shum te gjith jemi te pregatitur per shkatrrim ne gjitha sistemet e zhvillimit se sa per vlerat .kjo gjendje eshte dhurat e projektuesve te sistemit interesit me lloj emrash. komunizem kapitalizem demokraci disiplinave te tije.//// keshtu qe me si me par nuk ka shance te ecin ne asnje menyr mbasi u preken vijat e kuqe te caqeve qe cekujlibrojne sistemin e funksionit dobive brenda rregullit mases..per ta kuptuar me qart cdo thellim ne padrejtesi.nuk ben asgje me shum se rrenimin e autoreve te vet ngarkimin me pergjegjsi ndeshkim.akoma skeni kuptuar qe gjithcka ka cak dhe kalimi cakut sjell ndeshkim.padrejtesija nuk ka kijim qe e mban ne funksion pergjithnje asaj po i mbarojn oret e punues ne jeten e vet duke marr pas dhe pasuesit e saj nese nuk ndryshojn per dobi .ju interesit padrejtesis i dini vetem emrin .por pergjegjsit pasojat nuk i njihni.mos i provokoni .se nuk mund ta perballoni ate njohje te llimbeshme.te gjith kan te drejt te jetojne te gjith kan te drejta .te gjith e duan jeten hakun sikurse ju dhe te gjith urrejn padrejtesi tu behet sikurse ju te gjith jan njeres sikurse ju dhe te gjithe kan nje sistem funksioni sikurse ju.kjo perjull kerkon qartesi gjalleri siguri zgjillje paqe shpres shpetim kete e sjell vetem sistemi vlerave jo interesit sic e instaluat ju plot antivlera me konkurenc shkaterruese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *