• |
ide | kryesore

Biden bisedon me presidentin ukrainas mbi mundësinë e pushtimit rus

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti amerikan, Joe Biden, i tha homologut ukrainas se Shtetet e Bashkuara dhe Aleatët do të përgjigjen ashpër nëse trupat ruse kalojnë kufirin. Gjatë një telefonate me Volodymyr Zelenskiy. Biden theksoi se mbështet pavarësinë politike dhe territoriale të Ukrainës. Biseda e tyre erdhi disa ditë pasi presidenti amerikan i tha homologut rus, Vladimir Putin, se mund të paguajë një çmim shumë të rëndë në rast të një pushtimi.

Shefi i Kremlinit u përgjigj duke thënë se sanksionet shtesë ndaj Rusisë për një veprim ushtarak do të ishin “një gabim kolosal”. Një zëdhënës i presidentit ukrainas tha se vendi i tij është falënderues për përpjekjet e administratës Biden për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të krizës ushtarake.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *