• |
ide | kryesore

Rekord infektimesh edhe në Itali, mbi 70 mijë raste të reja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Italia raportoi 68,052 raste të reja Covid-19 në 24 orë, nga 61,046 një ditë më parë, sipas një njoftimi të ministrisë së shëndetësisë, ndërsa numri ditor i viktimave për shkak të Covid u rrit nga 133 në 140. Vendi ka regjistruar 137,786 viktima dhe 6.4 milionë raste që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë numri i të shtruarve në spital është rritur në 12,333, në krahasim me 11, 756 të një ditë më parë. 103 të infektuar u shtruan në njësitë e kujdesit intensiv, një më pak se të dielën, ndërsa numri i përgjithshëm i pacientëve të shtuar në njësitë e kujdesit intensiv u rrit në 1,351 nga 1,319 një ditë më përpara. Deri më tani 44.8 milion persona janë vaksinuar plotësisht, përkatësisht 75.1% e popullsisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *