• |
ide | kryesore

Arbana Osmani rrëfen detaje rreth Big Brother Vip

-Instant, Paparazzi, Slider
BigBrotherDenmarkLogo.jpg



Ditën e djeshme Arbana ishte në Open dhe foli për fenomenin “Big Brother VIP” dhe karrierën e saj.

E para është mbyllja e programit “Dua të të bëj të lumtur” pas 5 vitesh dhe e dyta eksperienca me Big Brother VIP.

“Në plan profesional kanë qenë dy ngjarje të rëndësishme për mua: mbyllja me sukses e 5 viteve “Dua të të bëj të lumtur” , dhe gjithashtu rifillimi i Big Brother, kësaj herë në edicionin VIP, që është më i shikuari, më i diskutuari dhe komentuari. Është kthyer tashmë në një fenomen social, është bërë pjesë e shoqërisë shqiptare”, tha ajo.

Por a priste Arbana që Big Brother të kishte këtë sukses?

Arbana: Arsyeja kryesore pse unë pranova ta prezantoj menjëherë këtë spektakël, ka qenë përfshirja e Lori Hoxhës si producente, dhe kjo ka qenë një garanci për mua, që Top Channel do të bënte maksimumin, që ky program do të shkëlqente në çdo pikëpamje. Kështu që po, e prisja, i gjithë stafi ka qenë shumë i motivuar që nga fillimi.

Po cilin nga personazhet e larguar do të donte Arbana, ta shihte ende brenda shtëpisë?

Arbana: Më ka ardhur keq për të gjithë, dhe realisht është e vështirë sa herë që del një i eleminuar nga shtëpia, të vjen keq sepse janë si pjesë e shtëpisë. Më ka ardhur më tepër keq për Fifin, e cila ishte absolutisht nje personazh i jashtëzakonshëm brenda BB VIP.

Cilat janë momentet që kanë shënjuar spektaklin sipas saj?

Arbana: Do thoja hyrja e Borës në shtëpi, puthja me Donaldin, largimi i Fifit, momenti kur ajo është ndjerë keq brenda në shtëpi në një transmetim live, apo dalja e papritur e Big Mamës nga shtëpia.

Arbana ka dhe një lajm ekskluziv për Open dhe teleshikuesit: Jemi minimalisht deri më 18 shkurt , por mund të jemi dhe më gjatë!



1 Comment

  1. Myftar Lumeshi, i cili është parë të shoqërojë Sali Berishën sa herë ky i fundit ka qenë në selinë e PD.

    Biznesmeni i njohur rezulton se është shpallur non-grata nga Britania e Madhe në Mars të 2021 dhe është nën hetim, së bashku me 8 anëtarë të tjerë të grupit kriminal, për përfshirje në trafikun e sasive të mëdha të drogës në Europë dhe Britaninë e Madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *