• |
ide | kryesore

Në kërkim për vrasjen e kryepolicit të Shkodrës, arrestohet në Gjermani Genc Tafili

-Instant, Lajme, Të fundit



Genc Tafili, i shpallur në kërkim për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari, është arrestur ditën e sotme. Burime nga Interpol bëjnë me dije se 42-vjeçari kishte planifikuar të udhëtonte për në Stamboll ditën e Vitit të Ri kur u arrestua nga autoritetet gjermane.

Kryepolici i Shkodrës, Arben Zylyftari u vra në vitin  2000 në krye të detyrës me një breshëri plumbash automatiku gjatë drejtimit të një operacioni kundër dy personave të shpallur në kërkim. Operacioni po zhvillohej gjatë një kontrolli për armë në liqenin e Shkodrës, kur policia ra në gjurmë të një personi shumë të kërkuar, por u has me breshëri plumbash prej tyre. Personat që kanë shtënë ishin Bahri Tafili dhe djali i tij Admir Tafili, ku gjatë të shtënave u vra jo vetëm kryepolici i Shkodrës Zylyuftari por edhe Behar Tafili.

Për ngjarjen policia ka arrestuar Admit Tafilin i dënuar me burg përjetë si dhe Genc Tafilin. Më pas Genc Tafili u lirua nga burgu me kusht nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Në maj të 2021 Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi vendimin e Hoxhës duke kërkuar rikthimin në qeli të Tafilit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *