• |
ide | kryesore

Detaje nga seanca ku për Izet Haxhinë u kërkua 25 vite burg

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja zbulohen nga seanca e gjatë ndaj Izet Haxhisë, i cili akuzohet për vrasjen e ish-deputetit të PD, Azem Hajdari, dhe për këtë Prokuroria e Tiranës kërkoi sot dënimin me 25 vite burgim.

Sipas organit të akuzës, i pandehuri ka pasur rol kryesor në vrasjen e ish deputetit demokrat, Azem Hajdari, me 12 shtator 1998, pak metra larg selisë së Partisë Demokratike. Përgjatë 3 orëve e 30 minuta, prokuroria rindërtoi skemën e krimit që tronditi vendit rreth 24 vjet më parë.

Prokuroria arsyetoi se bazuar në mënyrën sesi janë zhvilluar ngjarjet, ka prova për të provuar fajësinë në krim të ish truprojës së Berishës. Vetë Izet Haxhia nuk e dëgjoi pretencën e prokurorit, pasi në mënyrë demostrative braktisi seancën, pasi në nisje të saj, gjykata rrëzoi kërkesën për riçelje të shqyrtimit gjyqësore

Haxhia po gjykohet për të dytën herë nga drejtësia shqiptare për përfshirje në vrasjen e Hajdarit. Herën e parë ai u dënua në mungesë për tu arrestuar vite më vonë në Turqi. Izet Haxhia vendosi të vinte vullnetarisht në Shqipëri dhe gjykatat shqiptare i dhanë mundësinë e rigjykimit, përderisa ky ishte një nga kushtet e përcaktuara nga drejtësia turke nëse do të ekstradohej në vendin tonë.

Prej dy vitesh ai përballet me gjykatën e Tiranës dhe procesi ndaj tij tashmë është drejt fundit. Në seancën e datës 21 janar, avokati pritet të paraqesë konkluzionet e mbrojtjes.



6 Comments

  1. ka qene truproja e Saleh Plehut dmth urdherin e ka dhene Salehu Ai eshte vrasesi i Azem Hajdarit Keshtu qerojne hesapet me njeri tjetrin maloket

  2. A te mori ndonje lek avokat Beqiri.Merre avokat Takun tani po deshe te fitosh lirine.Deshe te ja futje Saliut o i shkrete,haut mos u merzit vete e deshe,ishe mire ne Turqi.

  3. Oooooo Izet, qen i pabesë. Ke ngrënë buk në shtëpi të Azem Hajdarit me dhjetra herë dhe e vrave pas shpine për Haklajt.
    Si e lype e gjete. Ka edhe më të pabesë se ty. Janë Mero Baze edhe Edi Rama, që të përdorën si gropë septike për të qelbur opinionin me “kujtimet” e tua.
    Tani që nuk ju duhesh më, do mbash 25 vitet e burgut, veçse do i fillosh jo si 35 vjeçar, por si 55 vjeçar.
    Mos u mërzit se avukati yt, ish-vullnetari i Enverit, Idajet Bythqiri, do e apeloj këtë vendim politik të gjykatës të mikut tat Edvin Rama.
    Si tha Idajeti: Mua Izet Haxhia më ka rraf më ka bo mut, kur ishte truprojë e Berishës, por të shkume të harrume.
    Ha ha ha ha . Vetëm një kar si ti, mer avokat dikë që e ka rrahur. U marun avuketërit në Tiranë, jo mbaroj thesi i fatit, i dikujt që ka men sa me lidh ushkurin e brekusheve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *