• |
ide | kryesore

Shpërthen lënda plasëse në një makinë në lëvizje, plagoset shoferi dhe pasagjeri

-Instant, Lajme, Të fundit



Një shpërthim lënde plasëse ka ndodhur në një automjet që ka qenë në lëvizje në Unazën e Re. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50 të mëngjesit në afërsi të rrethit të Selitës. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit Mikel Harizaj 42 vjeç dhe pasagjeri Serini Dumi 26 vjeç. Ata janë dërguar në spital ku po marrin edhe ndihmën e parë mjekësore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *