• |
ide | kryesore

Juventus pa Allegrin në Olimpico: Disiplina ndëshkon edhe me gjoba bardhezinjtë e Romën

-Instant, Sport



Juventus dhe Roma do të jenë përballë njëra-tjetrës të dielën në kampionat, por ndërsa përgatiten për ndeshjen në “Olimpico”, duhet të bëjnë llogaritë me dënimet e Gjykatësit Sportiv. Juventus është gjobitur 10.000 euro sepse tifozeria bardhezi ka kënduar disa kore, që kishin të bënin me diskriminim territorial drejt mbështetësve të Napolit dhe qytetit kampan. Sikur të mos mjaftojë, edhe trajneri i bardhezinjve, Max Allegri, nuk do të jetë në krye të Juventusit në ndeshjen ndaj Romës, sepse është skualifikuar për një javë nga Gjykata Sportive, ndërsa është gjobitur me 10.000 euro pasi në përfundim të ndeshjes, teksa po dilte nga “Allianz Stadium” ka ofenduar me zë të lartë gjyqtarin e ndeshjes me Napolin.

Por ndërkohë nuk ka mbetur pa u gjobitur as Roma, e cila ka pësuar dëmet për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve. 25.000 euro gjobë për klubin verdhekuq, sepse në të 80’ dhe në përfundim të ndeshjes, në kor, kanë ofenduar në mënyrë të përsëritur Zlatan Ibrahimoviç. 15.000 euro gjobë, gjithnjë për Romën, kanë ardhur nga hedhja e objekteve dhe dy fishekzjarreve në fushën e lojës në minutën e 88’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *