• |
ide | kryesore

Wanner, 16 vjecari që mahniti Bayern: për Nagelsmann është një “talent i jashtëzakonshëm”

-Instant, Sport



Bayern Munich humbi përballë Borussia Monchengladbach të premten mbrëma, por për Paul Wanner ishte sidoqoftë një natë e veçantë. Bavarezët duhej të bënin pa 10 lojtarë pozitivë me Covid, të dëmtuarit Goretzka dhe Stanisic dhe Choupo-Moting e Sarr, të impenjuar në Kupën e Afrikës. Për këtë arsye, Nagelsmann iu desh të përfshinte lojtarë edhe nga ekipet e të rinjve për të kompletuar ekipin. E, në minutën e 75-të, ai hodhi në fushë Paul Wanner, i lindur në 2005, i cili në moshën 16 vjeç e 15 ditë, është debutuesi më i ri në historinë e Bayern Munich (para tij Musiala 17 vjeç e 115 ditë) dhe i dyti më i ri në historinë e Bundesligës (përpara tij Moukoko që luajti me Dortmundin në moshën 16 vjeç e një ditë).

I shpejtë dhe elegant, Wanner mund të mbulojë të gjitha pozicionet ofesnive pas qndërsulmuesit: ai preferon të luajë pas sulmuesit të parë, por di gjithashtu të luajë edhe në krahë. Në grumbullim me ekipin gjerman U17 në Spanjë, Wanner u thirr me nxitim nga drejtuesit e Bayern për të kompletuar skuadrën kundër Gladbach. Bavarezët e morën nga Ravensburgu kur ishte vetëm 12 vjeç. Në moshën 15-vjeçare filloi të luante me të rinjtë. Gjysmë gjerman dhe gjysmë austriak, Wanner, një majtosh natyral, por shumë i zoti edhe me të djathtën, zotëron pasaportë të dyfishtë. “Një talent i jashtëzakonshëm – tha Nagelsmann për të -. Ai duhet të mbetet i kthjellët, nëse e bën, të gjitha dyert do t’i hapen. E ardhmja e tij do të vendoset në bazë të mënyrës sesi do të përdorë kokën, nëse gjithcka do të varej vetëm në kualitetin që ka në këmbë, gjithçka do të ishte e përcaktuar tashmë”. Me pak fjalë, për të qenë në gjendje të cajë në futbollin e madh, Wanner thjesht duhet të mbajë këmbët fort në tokë. Me përulësi dhe durim. E ndoshta të përfitojë sërisht nga mundësitë që do t’i shfaqen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *