• |
ide | kryesore

Argumentat/ Tre alibitë e propagandës së Bashës për protestën

-Instant, Kryesore



Pavarësisht nga suksesi i ruajtjes së godinës në protestën e 8 janarit, Lulzim Basha e di se e ka rrënuar imazhin e tij në publik për mënyrën si u soll ndaj kundërshtarëve të tij demokratë. Por sërish, si atëhere kur përbetohej se nuk ka vendosur dyer të blinduara në seli, ai ka zgjedhur rrugën më të thjeshtë për t’u përballur me këtë situatë, atë të gënjeshtrave fëminore. Lapsi.al i ka analizuar një për një, alibitë kryesore që ai ka prodhuar që prej së shtunës…

Gënjeshtra e parë: Dhunën nuk e shkaktuam ne

Pasi gjithçka përfundoi dhe trupat speciale shpëtuan deputetët e PD duke rrethuar selinë, bilanci qe domethënës. Nga përkrahësit e foltores kishte shumë të plagosur ndërsa nga ata që gjendeshin brenda selisë nuk u pa asnjë i lënduar. Ky qe treguesi më i qartë për të kuptuar se mbi kë palë duhej të rëndonin akuzat për dhunë.

Por kësaj situate, Basha është përpjekur t’i përgjigjet me një propagandë të shfrenuar. Ndërsa publiku pa kush godiste me shkopa bejsbolli, se kush qëllonet me gaz, se kush u asfiksua dhe u gjakos, përkrahësit e Bashës për të mbuluar faktet filluan të luajnë me emocionet. Tema e tyre e parë ishin fëmijët dhe familjet që vuanin për të afërmit e tyre që mund të linin kockat brenda godinës. Kështu, sapo filluan trazirat, në media u shfaq vajza e deputetit Kasem Mahmutaj, që vuri alarmin se i ati së bashku me të tjerë janë bllokuar në një prej kateve të godinës së PD. “Janë shumë keq, pasi janë helmuar nga gazi lotsjellës”, tha ajo.

Të njëjtin histori refren edhe Agron Gjekmarkaj një ditë më pas.  “Ime bije gati 10 vjeç lebetitej nga skenat e frikshme që shihte në Tv dhe me kërkonte që të kthehesha në shtëpi. Nuk e kuptonte ajo që nuk dilja dot se isha i rrethuar nga një grup që udhëhiqej nga Sali Berisha, të cilin për vite të tëra e kisha mbrojtur në debate televizive dhe e kishim votuar për 31 vjet”, shkroi ai.

Kjo fabul e ngjashme u thurr edhe nga Alfrida Marku, sekretarja e PD në Lezhë që tregoi në një intervistë për Panorama se si kishte përjetuar orët e tmerrit duke qenë shtatzanë, me fëmijë në bark.

Edhe deputetja pak e njohur e Fierit, Eralda Taso, do t’i mëshonte faktit se ajo frikësohej si nënë.Do të gënjeja qytetarët nëse do të thosha se nuk kishte aspak frikë. Shumë prej nesh aty brenda ishin dhe janë prindër. Ndoshta nuk mund të shprehem për të gjithë ata që ishin aty, por di të them se kur kanë nisur aksionet e para të dhunës, isha e frikësuar, por jo për veten”, ka treguar ajo për të njëjtën gazetë të vënë në shërbim të kësaj propagande.

Por, në fund kur bëhet bilanci faktik, rezulton se ata që përfunduan në spital ishin të palës tjetër. Ata u goditën dhe u gjakosën. Prandaj as loja me emocionet dhe as turi me gazetarë që bëri Basha në seli, ku nuk u pa asnjë kompjuter i thyer, nuk e ndryshojnë dot këtë realitet. Mbështetësit e foltores vërtet përdorën forcë, vare dhe shkallë. Por ata prekën dyert, xhamat dhe aspak njerëzit. Prandaj dhuna e vërtetë u përdor ndaj atyre që Basha sot po tenton t’i përshkruajë si dhunues.

Gënjeshtra e dytë: Gazin lotësjellës nuk e hodhëm ne 

Basha ka pretenduar se nuk u hodhi gaz lotësjellës, por se u përdorën bombola që shërbejnë për fikjen e zjarrit. Sado qesharake të duket kjo alibi, sepse të gjithë e pamë që sasia e tymit që u krijua ishte shumë e madhe, le ta marrim për një moment si të vërtetë. Me të drejtë Kastriot Islami ish deputet, ngrinte këto pyetje:  “edhe nëse pranohet gënjeshtra për spraj zjarrfikëse, ngrihet pyetja nëse personat që e kanë hedhur kanë qenë të trajnuar apo të autorizuar ta përdorin atë; a janë ndaluar personat që hidhnin gazin e rrezikshëm dhe a janë sekuestruar pajisjet që ata mbanin në duar (të evidentuar qartas në media) për hedhjen e gazit; cila është baza ligjore, për t’u hedhur ‘gazi i rrezikshëm’ mbi protestuesit nga persona të paautorizuar qoftë edhe në rrethanat e mbrojtjes ekstreme (gjë që nuk ka pasur nevojë të ndodhë sepse deri më sot nuk ka asnjë provë për rrezikimin e jetës së ndonjë individi të ngujuar në seli; a janë marrë gjatë hetimeve nga prokuroria kampione për të provuar përmes analizave se për çfarë gazi bëhet fjalë dhe për të përcaktuar rrezikshmërinë e tij”.

Por edhe sikur këto të mos mjaftonin, spraji i zjarrfikseve në pjesën më të madhe të rasteve  përmban dioksid karboni. Ai është i dëmshëm për organizmin e njeriut dhe këtë e tregojnë dhe pamjet e manifestuesve që lotonin të shtrirë për tokë. Pra përsëri alibia që ka gjetur nuk e ndihmon Bashën. Edhe nëse e besojmë atë, ai përsëri i ka goditur protestuesit demokratë me helm. 

Gënjeshtra e tretë: Policinë nuk e thirrëm ne

Gjëja më e rëndë për Bashën dhe mbështetësit e tij qe marrja në mbrojtje nga policia, po nga ato uniformat blu të “Sandër kimikut” dhe Ardi Veliut, që ata i kanë anatemuar si një vegël të regjimit gjatë protestave te Unaza, bulevardi i ri apo Teatri. Më diskredituese e bën situatën edhe fakti se dukej sikur gjithçka ishte e koordinuar mes qeverisë dhe SHQUP-it. Sapo nga PD u bë thirrje për ndihmë, policia që e konfirmoi burimin e apelit, mbërriti pas dy tre minutash. Kur Lulzim Basha u pyet në “Pika mbi I”, për ta shmangur provën e pamohueshme të një pakti paraprak, ai e akuzoi policinë se mbërriti me vonesë. Por ai arriti kulmin teksa pyetjes së drejtpërdrejtë iu përgjigj: “Jo nuk e thirrëm ne policinë, por i këkuam të bëjë detyrën”.

Ç’do të thoshte të bëje detyrën? Të hidhje më shumë gaz, të ushtroje më shumë dhunë dhe t’i përndiqje njerëzit deri në bulevardin Dëshmorët e Kombit?  Nëse Basha i kërkoi këtë, policia e regjimit vërtet e realizoi.  Por edhe deputetja e pamësuar me piruetat e shefit të saj e thotë troç atë që ka parë brenda selisë, në intervistën e saj për “Panorama”: “Kur ne vumë re se individë të caktuar po kërkonin që të tjetërsonin çdo gjë dhe se po kalonin në dhunë, u kërkua ndërhyrja e Policisë”, dëshmoi Eralda Taso.

Pra lojrat e fjalëve “nuk i thirrëm, por i kërkuam” nuk bindin askënd. Ato vetëm e bëjnë më qesharak pozicionin e një njeriu që për të ruajtur selinë humbi antarësinë.   

©Lapsi.al



9 Comments

  1. Ketij ja kanë vënë topet në morsetë

    Ose i ka vënë vetë dhe tani është në deluzion

    Këta që llapin janë askushi nuk kanë noi kontribut dhe në rastin më të mirë janë blerë.. Janë blerë siç u blenë, gjuzi ,jenisheri ,murrizi , këpëratat e tjetërkush

    Flutura açka psh ekonomiste bulmeti me zero kontribut del e pëllet , për çfarë del ajo?? Valëë për demokracinë në shqipëri apo për pd që ska kontribute zero e as noi herë ?! Dhe as e ka votuar pd
    Hahahahah ça shfaqje lolosh , gaztorë të ramës kokë e këmbë, morionetta, pupacët e opozitës së basha murrizi v2

    Jo or jo, janë të blerë.

    Dhe të blerë lirë se janë ordinerë fare. Do ti shkërdhejë mirë e mirë, rama agaci fuga e veliaj dhe pastaj do lëshojë rrugëve si prostituta që janë

    Kjo toke e ky vend, kur mban mbi dhe ramën do mbaje dhe kurva lolo si basha açka bardhi e noi baxhellë tjetër politike

    Do tenxherja kapakun ose kurva kurvën i thonë këtij muhabeti

  2. Ergys Mertiri ne nje publikim ne facebook deklaronte se qenje me fytyra gjysmenjerezore sulmuan SHQUP-in me egersi. Deklarate me idiote nuk mund te imagjinohet. Basha me shoke jane deputete pra perfaqesues te qenjeve me fytyra gjysmenjerezore, pra jane edhe vete qenje te tilla. Shkurt, te djathtet jane gjysmenjerez dhe perfaqesuesit e ketyre gjysmenjerezve jane Basha, Bardhi, Salianji (ky i fundit si majmun me shkop ne dore) etj.

    1. doli dhe zheji, keta jane mercenare rrogetare o komentues
      flasin sic u flet qeseja, sic do psh irfani, vjollca, sandri, dulaku etj etj pronare mediash, por te gjithe leket nga rama i marrin dhe jane leket e ketij vendi, rama nuk pjell leke, leket ja merr buxhetit, trafikanteve dhe i shperndan tek mertiri e noi opinionist tjeter,
      kot shihe i her ku e merr rrogen mertiri?
      ishalla jane treguar te kujdesshem, dhe e kan mcef mertirin . ndoshata nuk e kan lon si baton haxhiun tek spitali amerikan

  3. Nuk kemi nevojë që të meremi me komentet dashakeqe të klubit mediatik të Çim Pekës se kush u sulmua e kush u mbrojt se e gjithë ngjarja e filmuar nga të gjithë televizionet shqiptare live, është parë jo vetëm nga shqiptarët në Shqipëri, por edh qindra mijë të tjerëve që jetojnë të shpërndarë në botë me mijra kilometra larg.
    Në çdo vepër penale, hetuesia niset nga shkaku e jo nga pasojat, e në këtë rast si shkaku edhe pasoja e rëndojnë ish kryetarin e PD e jo ate që është legal aktualisht.
    Lereni “argumentin” idiot komunist bollshevik të shumicës së turmave të mashtruara..
    46 vite rrjesht u masakrua e u izolua në një kamp të madh përqëndrimi Shqipëria, “në emër të popullit shqiptar”
    Akoma edhe sot nuk ju dihen varret të pushkatuarve pa gjyq të diktaturës komuniste që mburej se “populli” e voton 99.99 %.
    Përse u nis Berisha që me dhunë deshte të zbonte nga selia e PD, krerët e kësaj partie që u votuan para 5 muajsh që nga Berisha e të gjithë mulët që i vijnë pas ?
    “Argumenti” ishte se me referendumin që vetë e shpalli, vetë e organizoi, vetë shtypi fletët e votimi, vetë i kontrolloi votimet, vetë i numëroi votat e vetë e shpalli rezultatin, paska pasur shumicën e antarëve të PD për vete. Plot 44 mijë antarë.
    Po ku ishin këta 44 mijët që deklaroi se do të vinin të gjithë në 8 janar për ta hedgur në Lanë Lul pengun apo bravën ?
    Disa vlerësojnë se nuk ishin më shumë se 5-6 qind protestues, ja po themi se ishin një mijë.
    Po sa nga këta protestues ishin vërtetë antarë të PD ?
    A mos ishin antarë të kësaj partie adoloshentët që hidhnin gurë në dritaret e godinës ?
    E mbylleni gojën e mos gënjeni se nuk u gjuajt me gurë pasi u panë gurë në dyshemetë e të gjitha ambienteve të sulmuara..
    Qenka kriminel ai që mbrohet e jo ai që sulmon.
    Mos duhej që gjithë ata njerëz që ishin mbrenda godinës, të prisnin me stoicizëm që të goditeshin nga levat e tokmakët e hekurtë me të cilët u shpërthynë dyertë.
    Ju turën me shqelma e grushta jashtë në sytë e mediave e të kamerave një deputeti të PD që erdhi me vonesë.
    Po çfarë mund të bënin ata njerëz të mashtruar nga Berisha për 3 muaj rradhazi, se këta që janë në seli janë fajtorë për humbjen e partisë demokratike në zgjedhje ?
    Pa kontrollin e mediave e të kamerave, ashtu siç shkatëruan si vandalë dyer, dritare e gjithshka ju doli përpara kur u futën në godinë, do të kishin bërë edhe me njerëzit që Berisha i quante “armiqtë e tyre” pse mendonin ndryshe nga ai e nga Muli
    Nuk është “propogandë” kjo që po shkruaj, por është nje realitet i parë e dëgjuar live.

    Së fundi ju bëj thirrje disa mediave .
    Boll më.
    Mos e merni në qafë profesor doktor Berishën

    1. qenke kar atehere qe paske pare me syte e mendjes se karit sepse karriket gazi dhe dyer e blinduara mendja jote prej kari nuk i ka pare fare

      kari nga keto gjerra dallohet, sheh vtem pidh dhe ngrehet, kur e shef pas te qires se ca ftyre ka pidhi ja fut vrapit

      kar kar komplet qenke

  4. bashes i doli bojA NUK E KUPTOJ SI DEL NBE TELEVIZIONE SEPSE ATE QE BERI E PANE GJITHE SHQIPTARET LIVE JE I PA BESUAR PER SGPIRETARET JE DEBIN JE HAJDUT RRENACAK PER KETE ARSYE JAMA TE KA MARRE NE SQETULLEN E TIJ DO VUJE DITA QE DO ISHPAGUASH TE GJITHA

  5. Basha nuk eshte pengu apo skllavi i Rames por Rama eshte kryetari i PD-se qe nga viti 2014! Edvin Rama eshte padroni dhe tutori i Bashes! Kjo lufte mori fund me turp per Lulzim Braven!! Basha nuk eshte as minorance ne politike por ka vetem 8 servile dhe vetem votat e familjareve te tyre. Me shume vota ne cdo zgjedhje te ardheshme do te marre Kujtim Gjuzi se sa partia e Lulzim Braves.
    Objektivi eshte themelimi i nje partie te vertete demokratike, jo si ajo qe kishim keto 30 vite!
    Nuk ka nevoje per revolucione dhe beteja te pergjakshme! Nuk ka nevoje per beteja ligjore dhe te humbasim kohen pa fund neper gjykata! Perndryshe demokratet do te lodhen ne beteja boshe. Ne tashme betejen tone e fituam sepse dolen qarte fekalet qe kishte mbledhur Partia Demokratike dhe doli qarte per te gjithe boten aleanca e krimit dhe korrupsionit Rama-Basha! Perplasja e pergjakshme tek selia e PD-se e arriti qellimin e saj final. Nuk ka nevoje qe te harxhohet akoma kohe dhe energji per seline dhe vulen e vulehumburit!
    Nuk ka nevoje qe demokratet, antaret dhe simpatizantet e Partise Demokratike te vazhdojne kot me kot perplasjet e pergjakshme fizike per zyrat tek oborri i selise se PD me forcat policore te narko-shtetit dhe me banditet mercenare te Lul Braves. Apo nuk ka pse te vazhdojne perplasjet demokrate me demokrate neper rrethet dhe qytetet e Shqiperise. PD-ja tashme po mbrohet nga vete kryetari i saj Edvin Kristaq Rama dhe n/kryetari Lul Brava! PD-ja vdiq qe ne vitin 2013 kur iu dhurua Lulzim Bashes. Edvin Rama e ka marre De-Facto drejtimin e PD-se qysh pas takimit ne zyren e Lulit me Xhorxh Soros ne vitin 2014. Qe nga viti 2014, pas cdo vendimi dhe veprimi personal te Lul Braves qendron vete Edvin Kristaq Rama dhe jo Sali Berisha, sic perhapte fjale Luli. Kjo tashme doli fare e qarte si drita e diellit!
    Sfida e vertete e demokracise eshte themelimi i nje partie te vertete demokratike e tipit konservator amerikan dhe perendimor, qe do te coje perpara reformat demokratike. E vetmja zgjidhje ne kete situate eshte qe i ashtuquajturi Komisioni i Rithemelimit te PD te kthehet ne Komisionin e Themelimit te Partise se re “Foltorja Demokratike”. Nese qe te gjithe demokratet mbi 100 mije antaret dhe mbi 500 mije simpatizantet aktuale te Partise Demokratike ikin nga partia e Lul Braves dhe krijojne partine e tyre te re, te paster, demokratike, pa gabime dhe e tipit konservator, Lul Braves vulehumbur, i mbetet vetem selia, vula dhe Gaz Bardhi, Gridarja Oh-oh-oh me Salijanjin dhe 5-6 qelbesire te tjere interesaxhinj te paskrupull, pa antare dhe lakuriq fare. Ne kete rast Lul Brava nuk ka se si te perfaqesoje me demokratet as moralisht, as realisht dhe as ligjerisht. Secili mbeshtetes te shkoje tek partia e vet, keshtu qe evitohet dhe perfundon cdo perplasje fizike midis mbeshtetesve perkates te Lul Braves dhe Dr. Berishes. Midis Lul Braves dhe demokrateve nuk ka me asnje lidhje dhe asgje qe t’i bashkoje me ne te ardhmen. Ndarja tashme eshte historike! Lul Brava le ta mbaje edhe seline edhe vulen, qe iu dhuruan ne vitin 2013! Partia nuk eshte as selia, as vula, as emri dhe as flamuri, por eshte antaresia! Nje kryetari po i more antaresine dhe simpatizantet, ia ke marre komplet partine.
    Prandaj nuk kane pse te humbasin kohen kot, mundin dhe djersen e tyre duke u perpleshur dhe duke u perplasur perpara selise se PD-se, por te vazhdojne punen per themelimin, regjistrimin dhe strukturimin e te gjitha niveleve ne qender dhe ne baze te partise se re “Foltorja Demokratike”. Le te themelohet partia e re “Foltorja Demokratike”. Te gjitha i ka gati, mbi 100 mije antaret, strukturat dhe mbi 500 mije mbeshtetesit e saj!
    Pas kesaj, pyetja e pare qe do t’i bejne kudo dhe gjithmone gazetaret Lul Braves, do te jete: Ku i ke antaret? Ku i ke demokratet? Ata iken, ty te mbeti vetem selia, emri dhe vula, ata kane partine e tyre tani!
    Keshtu qe Lulzim Brava nga nje vulembajtes do te kthehet shume shpejt ne nje vulehumbur dhe vasal dhe uturak i Edvin Kristaq Rames.

  6. Bashën dhe Berishën i ka zënë “mallkimi” i Sokol Olldashit, të cilit i mohuan fitoren me të padrejtë, aq sa sot “babë” e “bir” politik nuk po kacafyten vetëm politikisht, por kanë kapur “hunjtë” ndaj njëri tjetrit dhe po përplasen deri fizikisht bashkë me mbështetësit e tyre në derën e selisë së partisë, për ta “pushtuar” atë.

    Është një mallkim i rëndë me sa duket ky, aq sa jo vetëm Berisha e Basha nuk do bëjnë hajr asnjëherë, por as PD sa të ketë drejtues të dy pjesëve të saj këta dy politikanë, nuk do të gjejë kurrë më derman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *