• |
ide | kryesore

“Nuk bëmë negociatën e duhur”: Pero Pejic tregon merkaton dhe dështimin e ardhjes së sulmuesit rumun

-Instant, Sport



Asnjë emër, por tre negociata në tavolinën e Kukësit dhe Pero Pejic, që kërkon të përforcojë skuadrën e Diego Longos në janar me tregun që e njeh më mirë se kushdo. Drejtori sportiv i bluve është vënë në lëvizje për të gjetur lojtarët e duhur për tia vënë në dispozicion teknikut italian për pjesën e mbetur të kamopionatit. Është e qartë se Longo ka shënjestruar një sulmues, një mbrojtës të djathtë e një qendërmbrojtës si pozicionet në të cilat pret të ketë një alternativë më shumë dhe klubi është në punë për të përmbushur kërkesat e tij.

Sipas asaj që mësohet, e konfirmuar edhe nga drejtuesit kuksianë merkato është e përqendruar në Ballkan, si lojtarë që përshtaten më shpejt me kampionatin tonë. Kanë dështuar ndërkohë tratativat me një sulmues rumun, edhe pse ishin në fazë të avancuar, me lojtarin që nuk mbeti i impresionuar nga oferta e Kukësit, por Pejic ka ngritur me shpejtësi tre fronte të tjera, pavarësisht se asnjë emër nuk qarkullon me informacionin të blinduar në zyrën e kroatit. Ajo që është e sigurtë është se lojtarët që do të vijnë për të veshur fanellën e Kukësit nga janari do të jenë në këto tre pozicione dhe më emergjente është përforcimi në sulm dhe në të djathtë të mbrojtjes.

Kukësi po shpejton për të përfunduar sa më shpejt diskutimet, me shpresën që Longo ti ketë lojtarët nën urdhëra përpara rikthimit të kampionatit në 15 janar, ku të besuarit e Longos do të zbresin në fushë kundër Dinamos. Fusha e stadiumit të ri u bë pengesa e parë për një rikthim ashtu si do të dëshironin drejtuesit e klubit, e tani ata nuk duan që edhe merkato ti ngatërrojë planet e tyre, në objektivin e qartë, sfida me Tiranën për titullin kampion…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *