• |
ide | kryesore

Dhuna në protestë/ Berisha: Bashën do ta largonim butësisht nga zyra!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Basha ka folur për vendimin e Kryesisë së PD-së për ta përjashtuar përgjithmonë nga partia së bashku me 7 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit dhe 20 të tjerë i pezulloi duke u dhënë një shans të dytë për të reflektuar.

E ndërsa e cilësoi zero vendimin, ai akuzoi Lulzim Bashën se rrethohet nga vrasës dhe kriminelë.

“Ka prej tyre të cilët mbahen skllevër nën preson dhe terror nga këta mercenarë që janë futur në seli. Ka të tjerë që janë të lidhur në krim me Lulzim Bashën janë të involvuar. Numri i tyre atë ditë ishin gjithsej 25-30 veta. Unë mendoj se shqiptarët panë lidhjen e tmerrshme. Lulzim Brava rrethohet nga vrasës dhe trafikantë” tha ai.

Pas protestës PD zyrtare publikoi një video të momentit kur Sali Berisha orientoi turmën drejt selisë, por përse e bëri këtë? Ish-kryeministri u shpreh se arsyet ishin dy. “Me dy qëllime, largimi prej leckash i fondamentalistëve nga selia dhe largimi i butë dhe paqësor i Lulzim Bashës nga zyra” tha ia.

E ndërsa selia u shkatërrua ditën e shtunë, Berisha tha se kjo ka qenë protesta më paqësore, pasi nuk është lënduar asnjë efektiv policie.

“Ne ishim te shtëpia jonë, por nuk ka protestë më paqësore, ju lutem, pyesni pak narko-policinë, ka ndodhur ndonjëherë ndonjë protestë ku të mos jetë plagosur asnjë policë? Ai (Basha) përmendi vallen e Osman Takës, por ai do të dilte me pekule nga zyra, por gazi që u hodh nga policia e Ramës dhe bandat e Bashës…”.



4 Comments

  1. Virtyti qe ty te mungon me shume, ose me te themi nuk egziston ne ndergjegjen tende eshte BESA o Sali dhe per fat Luli ne kete pike te njeh me shume se kushdo tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *