• |
ide | kryesore

Juventus gati për Superkupën me mendjen te… Depay: sondazh me Barcelonën për huazimin

-Instant, Sport



Dëmtimi i rëndë i Federico Chiesas, për Juventusin ishte një “goditje” (për të cituar Chiellinin) që ndryshoi strategjitë e merkatos së bardhezinjve, të cilët tani kërkojnë një lojtar më shumë për të përforcuar repartin sulmues të Allegrit: një profil i nevojshëm, jo domosdoshmërisht një anësor. Në krye të listës së dëshirave, sipas asaj që raporton Sky Sport, është Sardar Azmoun i Zenit, por në orët e fundit është sërish i nxehtë emri i Memphis Depay, i cili tashmë u ishte propozuar bardhezinjve kur Xavi kërkoi Moratan.

Sulmuesi spanjoll nuk do të lëvizë nga Torino, Allegri e ka blinduar, por në orët në vijim Juventus mund të intensifikojë sërish kontaktet me Barcelonën për të kuptuar nëse është e mundur të merret holandezi në huazim.

Këtë sezon Depay ka shënuar 8 gola në 22 ndeshje dhe ndjesia me Xavi nuk duket ajo më e mira. Në janar hollandezi mund të largohet dhe Juventus është në dritare: nëse Zenit vazhdon të ndërtojë një mur për Azmoun, të cilin klubi rus planifikon ta mbajë deri në skadimin e kontratës në qershor 2022, hipoteza e Depay mund të konkretizohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *