• |
ide | kryesore

Sergio Oliveira, lojtari që dënoi Juven e Milan, arma e re e Mourinhos: vizitat mjekësore e firma me Romën

-Instant, Sport



Goditja e dytë e merkatos dimërore të Romës zbarkoi në Ciampino me një fluturim privat nga Porto. Sergio Oliveira, tani një ish-mesfushor i Portos, ka mbërritur në kryeqytet i kërkuar me insistim nga Mourinho. Lojtari vjen me një huazim të kushtueshëm (1.5 milionë euro) me të drejtën e blerjes të caktuar në 13 milionë euro. Lojtari merr një pagë prej gati 2.5 milionë në sezon dhe tani e presin ekzaminimet e zakonshme mjekësore dhe më pas nënshkrimi i kontratës.

Lojtari, që në Champion League i ka bërë keq me gola të rëndë si Juventusit ashtu edhe Milanit, mund të debutojë si titullar që të dielën në Olimpico kundër Cagliarit, duke parë skualifikimin e Cristantes. Oliveira është përforcimi, ose të paktën një prej tyre, që kërkonte Mourinho për të provuar të stabilizojë një Romë me shumë ulje e ngritje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *