• |
ide | kryesore

Coulibaly goditet nga infarkti: James Rodriguez i jep ndihmën dhe e shpëton

-Instant, Sport



Momente frike në Katar gjatë ndeshjes mes Al Rayyan dhe Al Wakrah kur Ousmane Coulibaly u rrëzua papritmas në tokë. I pari që i shkoi në ndihmë ishte ish-lojtari i Real Madrid James Rodriguez, i cili rregulloi menjëherë kokën e 32-vjeçarit për ta lejuar atë të merrte frymë përpara se të vinin mjekët. Një gjest që ndihmoi në shpëtimin e jetës së futbollistit nga Mali, i cili pësoi një atak në zemër.

Një situatë e ngjashme me atë që i ndodhi Eriksen në Euro 2020, në kohën kur Danimarka e tij luante ndeshjen e parë në turneun e verës dhe mesfushori u shemb në fushë i goditur nga infarkti. Ndihmën e parë në atë rast e dha Simon Kjaer, vendimtar në shpëtimin e jetës së shokut të tij të skuadrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *