• |
ide | kryesore

Joe Barone pësoi infarkt në hotel: drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës në gjendje kritike, por stabël

Sport
Joe Barone



Ndeshja me Atalantën u shty, por frika nuk është larguar ende në shtëpinë e Fiorentinës. Drejtori i përgjithshëm Viola, Joe Barone u ndje keq, kur ishte në një hotel në Grassobbio, afër Bergamos. 57 vjeçari ishte në grumbullim me ekipin përpara ndeshjes së planifikuar fillimisht për në orës 18:00 kundër Atalantës. Menjëherë Barone u transportua nga urgjenca në spitalin San Raffaele në Milano ku ndodhet në terapi intensive. Sipas kontrolleve të para bëhet fjalë për infarkt. Gjendja e tij është kritike, por e qëndrueshme, sipas deklaratës së klubit Viola të dielën në mbrëmje. Ndeshja kundër skuadrës së Bergamos është shtyrë për një datë ende për tu caktuar.

KOMUNIKATA E FIORENTINËS

“ACF Fiorentina komunikon se DG Joe Barone është aktualisht i shtruar në njësinë e kujdesit intensiv kardiokirurgjik të spitalit San Raffaele në Milano të drejtuar nga Prof Zangrillo. Kushtet klinike janë kritike por të qëndrueshme. Barone aktualisht po trajtohet me terapitë më të avancuara në aspektin e mbështetjes dhe funksionit kardiak. Një përditësim i ri do të dalë gjatë ditës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *