• |
ide | kryesore

Kazakistani drejt qetësisë, nis tërheqja e trupave ruse

-Instant, Lajme, Planet



Trupat e udhëhequra nga Rusia, të dislokuara në Kazakistan për të ndihmuar qeverinë në rivendosjen e rendit, pas trazirave të dhunshme javën e kaluar, kanë filluar operacionet e tërheqjes. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Njësitë e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) kanë përmbushur detyrat e tyre”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Trupa ruse u dislokuan në Kazakistan pas protestave të dhunshme ku mbi 150 persona humbën jetën ndërsa qindra të tjerë u plagosën. Protestat në Kazakistan nisën pas rritjes së çmimit të karburanteve dhe kulmuan me dorëheqjen e qeverisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *