• |
ide | kryesore

Skriniar shpërthen në lot, dëmtim i rëndë me Slovakinë: sipas të dhënave të para gjuri nuk është prekur

-Instant, Sport



Interi në ankth për Milan Skriniar të cilit iu desh të largohej nga fusha pak para përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes së Nations League mes Sllovakisë e Kazakistanit, të fituar surprizisht nga miqtë. Mbrojtësi i zikaltërve u dëmtua pas një rrëshqitjeje në tentativë për të ndalur kundërshtarin në minutën e 33. Ai shtrëngoi dhëmbët duke u përpjekur të vazhdonte të luante, por në fund u detyrua të dorëzohej dhe të kërkonte zëvendësimin.

Një lëvizje, ajo që shkaktoi dëmtimin, dinamika e së cilës duket se sugjeron një problem muskulor, edhe pse në fillim u mendua për një prekje të gjurit dhe për pasojë edhe ligamenteve. Por sipas informacioneve të para të mbërritura, në fakt duhet të jetë një shembje e lartë e muskujve përkulësve të kofshës. E sigurt është se Skriniar doli nga fusha në dhimbje dhe më pas u ul në pankinë me duart në fytyrën e përlotur. Megjithatë, do të zbardhin gjithcka kontrollet mjekësore që do të zhvillohen në orët në vijim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *