• |
ide | kryesore

Video/ Festa e munguar pas golit e vështrimi agresiv i Dybalas për drejtuesit: “Ndodhën shumë gjëra, nuk dua të flas”

-Instant, Sport, Video



Nuk pati asnjë festë për Paulo Dybalan pas golit që zhbllokoi ndeshjen mes Juventusit dhe Udineses në Torino. Menjëherë pas realizimit, argjentinasi u drejtua drejt qendrës së fushës pa festuar dhe duke kthyer një vështrim agresiv plot polemike nga tribuna qendrore, ndoshta drejt drejtuesve të Juventusit, fajtor që nuk e kanë mbyllur ende rinovimin e kontratës. Konfirmimi se situata është të paktën delikate, në mos e plasaritur vërtet.

“Po kërkoja një shok që e kisha ftuar, por nuk e gjeta në tribuna, kishte kaq shumë njerëz – bëri shaka ai para se të bëhej serioz –. Nëse duhet të më besoni? Nuk e di, varet nga ju. Rinovimi? Kanë qenë shumë lajme dhe kanë ndodhur kaq shumë gjëra. Preferoj të mos flas për këtë”, tha ai menjëherë pas ndeshjes. Pastaj përsëri: “Klubi ka vendosur që do të diskutohet mes shkurtit dhe marsit. Nuk kam asgjë për t’i vërtetuar askujt, jam në dispozicion të trajnerit dhe jam duke pritur”.

Në lidhje me ndeshjen, kapiteni i Juventus e ka më të lehtë të flasë: “Mendoj se bëmë një ndeshje të mirë. Duhet të përpiqemi t’i japim vazhdimësi lojës pas golave, shumë herë ndodh që pasi shënojmë mbrohemi më shumë, kemi frikë. Duhet të luajmë më shumë për këtë. Ne jemi Juventusi dhe jemi afër atyre që janë mbi ne. Duhet të përpiqemi të fitojmë, nuk kemi një lojë të mirë, nuk është forca jonë. Duhet të fokusohemi te dëshira, te vrapimi”.

https://www.youtube.com/watch?v=ljMKROJT0Co



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *