• |
ide | kryesore

Kthehet në punë dentisti që shkoi të vaksinohej me krah silikoni

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Guido Russo, dentisti italian që u paraqit për të marrë vaksinën me një krah silikoni në fillim të dhjetorit e ka rihapur klinikën e tij dentare.

Në këtë mënyrë ai tentoi që të mashtronte punonjësen e vaksinimit, por ajo e kuptoi dhe e denoncoi. Pas këtij gjesti gjykata e Torinos e dënoi me pezullim të aktivitetit. Dentisti është detyruar të marrë vaksinën për të rihapur klinikën.

Pak ditë pas episodit që e bëri të njohur ndërkombëtarisht, Ruso kishte marrë dozën e parë të vaksinës.

“Isha i detyruar sepse ndryshe nuk mund të punoja, më kishin pezulluar” – tha ai për “La Repubblica”. Russo, i akuzuar për tentativë mashtrimi kundër shtetit, e kishte përshkruar gjestin e tij si “një provokim”. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *