• |
ide | kryesore

Arbitri pranoi gabimin, Milan-Spezia do të përsëritet? Rregullorja flet qartë

-Instant, Sport, Video



A është e mundur të përsëritet Milan-Spezia? Është e kotë të merresh me këtë cështje. Nuk mund të bëhet. E kjo pavarësisht se arbitri e pranoi gabimin: duart e ngritura në shenjë ndjese pas fishkëllimës së nxituar për një faull ndaj Rebic në hyrje të zonës, që si pasojë solli anullimin e golit për kuqezinjtë, që arbitri duhet t’i kishte lejuar avantazhin. Në fund pastaj erdhi edhe kaosi: ose më saktë goli i Spezias e protestat e San Siros dhe gjithë botës së Milanit, deri në ndjesën e kërkuar nga Shoqata e Arbitrave.

RREGULLORJA — Tani, në realitet, sipas rregullores, nuk mund të flasim as për një gol të anuluar, sepse ai erdhi pas bilbilit të arbitrit. Pra, loja ishte e ndalur. E gjithçka që ndodh “pas” fshihet. Është sikur të mos ketë ndodhur kurrë. Gabimi ishte në mosdhënien e avantazhit, por kjo është një situatë që futet në fuqitë vendimmarrëse të arbitrit. Me pak fjalë, Serra mund dhe duhej ta linte të vazhdonte aksionin, por vendosi gjithashtu të bllokonte gjithcka, siç edhe bëri. E pastaj, pyetja e fundit: a mund të ndërhynte Var? Jo, sepse nuk hyn në fushën e tij të veprimit, në rastet e përcaktuara me protokoll.

ASNJË GABIM TEKNIK — Serra në dhomat e zhveshjes shfaqi dëshpërimin dhe përsëri u kërkoi falje kuqezinjve për gabimin. Por edhe pse rregullorja parashikon mundësinë e riluajtjes së ndeshjes për shkak të një gabimi teknik të arbitrit, pas pranimit të tij në raportin e ndeshjes, Milan-Spezia nuk mund të luhet për herë të dytë. Sepse Serra bëri një gabim në interpretimin e lojës, por jo një gabim teknik: edhe faulli ndaj Rebiç mund të ishte fishkëllyer. Prandaj nuk ka shkelje të rregullores.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *