• |
ide | kryesore

Klasifikimi i stadiumeve në Europë: njihuni me më të mirin dhe atë me recensionin më të keq

-Instant, F1, Sport



Stadiumi më i mirë në Evropë? Westfalenstadion i Dortmundit, shtëpia e Borussias. Dhe më i keqi? “Castellani” i Empolit. Këto të dhëna u zbuluan nga një renditje e përpiluar nga faqja britanike Money, që është e bazuar në recensionet e postuara nga tifozët dhe vizitorët në tre platforma të ndryshme: Tripavdisor, Google dhe Football Ground Map. Ndër 15 impiantet më të këqija në kontinent, janë 5 që presin skuadra të Serie A në Itali: përveç atij të të besuarve të Andreazzolit janë edhe “Penzo” i Venecias, “Bentegodi” i Veronës, “Franchi” i Firences dhe “Maradona” i Napolit.

Spanja ka tre stadiume në dhjetë më të mirët (Santiago Bernabeu, Camp Nou dhe Wanda Metropolitano), ndërsa stadiumi më i mirë italian është San Siro, i cili është në vendin e 11, në të njëjtin nivel me Allianz Arena në Mynih. E habitshme po ta mendosh, që Allianz Stadium i Torinos, shtëpia e Juventus është vetëm në vendin e 22-të.

Renditja nuk shoqërohet me arsye, por bëhet fjalë thjesht për një llogaritje të mesatares së votave të mbledhura online: maksimumi teorik është 5, stadiumi Empoli ndalon në 2.90. Tre impiante të tjera bëjnë fare pak më mirë: Stadiumi Balaidos i Celta Vigos, Maksimir i Dinamo Zagrebit dhe stadiumi “King Baudouin” që pret kombëtaren belge (të gjitha në 3.37). “Penzo” arrin deri në 3.43, ashtu si Coliseum “Alfonso Perez” i Getafes, ndërsa stadiumi i Hellas (3.47) qendron prapa Franchi (3.57) dhe ish-San Paolos (3, 67).

Në krye të renditjes së më të mirëve, pas Signal Iduna Park (pikavarazhi 4.57), pozicionohen gjashtë impiante të tjera në nivel të barabartë, në kuotën 4.53: Arena Nationala në Bukuresht, Camp Nou, Bernabeu, Stadiumi Millennium në Cardiff, Stadion Narodowy në Varshavë dhe Stadiumi Tottenham Hotspur në Londër. Pikavarazh i lartë (4.50) edhe për gjysëm të panjohurin “Stadion An der alten foersterei” në Berlin, shtëpia e klubit të Unionit, që i paraprin Wandës dhe Wembley-t legjendar në Londër (4.47).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *