• |
ide | kryesore

U përplas nga makina në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën në spitalin e Traumës 47-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



47-vjeçari Mikel Marashi i cili u aksidentua mbrëmjen e së martës në autostradën Lezhë-Shkodër, ka ndërruar jetë. 47-vjeçari ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në kryeqytet si pasojë e plagëve të rënda që kishte pësuar. Marashi po drejtonte motorin kur u përplas nga një makinë në këtë aks rrugor.

Ai mbeti i plagosur dhe u dërgua fillimisht në Spitalin e Lezhës, por për shkak të gjendjes së rëndë u transportua drejt kryeqytetit në Spitalin e Traumës ku dhe ndërroi jetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *