• |
ide | kryesore

Djokovic, dalin arsyet e vendimit për ta dëbuar nga Australia: “Nxiste kundërshtinë ndaj vaksinimit”

-Instant, Sport



“Një yll tenisi mund të ndikojë te njerëzit e të gjitha moshave, por veçanërisht te të rinjtë dhe më të luhaturit, dhe t’i shtyjë ata ta imitojnë atë. Kjo nuk është një fantazi, nuk ka nevojë për prova”. Është një nga paragrafët kyç në motivimin e vendimit që James Allsop, kreu i trupit gjykues prej tre gjykatësish të Gjykatës Federale, ka dhënë për të shpjeguar arsyet e vendimit të tij për të konfirmuar dëbimin e Novak Djokovic nga Australia. Sipas Gjykatës, prania e Noles në Australi “mund të ketë nxitur ndjenjën kundër vaksinës”. Shqetësimi i ministrit Hawke, thuhet në arsyet e dënimit, “nuk ka të bëjë vetëm me grupet no vax, disa prej të cilëve kanë pozicione ekstreme dhe mund të përfaqësojnë një rrezik për rendin publik në komunitet, por edhe ata që thjesht janë të pavendosur, nëse duhet të vaksinohen apo jo”.

Për më tepër, gjykatësit nënvizojnë se konfirmimi i intervistës me L’Equipe më 18 dhjetor dhe kryerja e fotosesionit të mëvonshëm pa mbrojtje, madje duke e ditur se ai ishte pozitiv, tregon “konsideratën e pakët të Djokovic ndaj masave parandaluese të cilat, nëse imitohen, mund të inkurajojnë një shkelje të rregullave në Australi”. Si përfundim, sipas gjykatësve, vendimi i ministrit Hawke për t’i hequr vizën nuk është “i paarsyeshëm apo i palogjikshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *