• |
ide | kryesore

Video/ Real Madrid me 10 lojtarë përmbys Elche në kohën shtesë: vendosën lojtarët më i zhvleftësuar i Blancos

-Instant, F1, Sport, Video



Real Madrid kualifikohet në Kupën e Mbretit pas 120 minutave dramatike të luajtura në transfertë kundër Elche. Isco e Hazard dy lojtarët më të zhvleftësuar të Blancos përmbysën disavantazhin në kohët shtesë duke i dhënë Ancelottit fitoren 1-2.

Madrilenët pavarësisht superioritetit nuk arritën ta zgjidhnin ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8 në 90 minutat e kohës së rregullt. Elche rezistoi dhe e coi ndeshjen në kohët shtesë. Aty ku ndodhi gjithcka. Në minutën e 102, Marcelo u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Ancelottin në vështirësi me një lojtar më pak. Sikur të mos mjaftonte, vetëm 60 sekonda më pas Elche kaloi në avantazh me Verdu. U duk si goli që do të eleminonte Real Madrid, por pikërisht atëherë kryesuesit e La Ligës barazuan me Isco në minutën e 108 dhe rrëmbyen kualifikimin me Hazard 5 minuta nga fundi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *