• |
ide | kryesore

Zhduket në mënyrë misterioze 22-vjeçari shqiptar në Francë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një i ri 22-vjeçar shqiptar u zhduk në Riom, pranë Clermont-Ferrand të Francës të martën e 18 janarit. Mediat franceze shkruajnë se mund të bëhet fjalë për një rrëmbim duke bërë që autoritetet të nisin hetimet. Sipas të njëjtave burime 4 persona janë akuzuar dhe u është caktuar masa e paraburgimit.

“Është pak e ndërlikuar nëse është një zhdukje apo rrëmbim. Nuk dimë shumë. Sipas dëshmitarëve, në fillim, dëgjua një zhurmë e madhe. Njëri prej tyre nxitoi te dritarja dhe pa dy automjete që ishin përplasur. Ai pa personat që ndodheshin në automjetin pas, të dilnin dhe të merrnin drejtuesin e mjetit përpara. Më pas ata u larguan”, – thotë prokurori publik Eric Maillaud.

Më pas policia identifikoi makinën që mbeti aty.

“Ishte dëmtuar dhe dyert u hapën. Pronari i mjetit nuk korrespondon me personin e zhdukur. Është dikush që nuk ka të njëjtën moshë. I përkiste në fakt të atit. Ndaj hetuesit besojnë se ka qenë djali i tij që është rrëmbyer. Në çfarë konteksti, nuk e dimë. Kjo mund të ndodhë në sfondin e trafikut të drogës, por nuk ka më shumë informacion në këtë fazë”, – thotë prokurori.

Edhe sot e kësaj dite, hetuesit nuk kanë arritur ende të gjejnë gjurmët e të riut.

“Personat e arrestuar kanë lidhje me të zhdukurin. Ne arritëm të vërtetonim se personi i zhdukur ishte në shtëpinë e tyre pak më parë”, – thotë Eric Maillaud.

Të arrestuarit janë 4 shtetas shqiptarë me qëndrim të parregullt në Francë.

“Ata mohojnë të kenë qenë atje. Ata pranojnë se e kanë parë këtë person të njëjtën mbrëmje, por tregojnë se ai ishte larguar. Ata pretendojnë se nuk e dinë se ku ka shkuar ai”, – thotë prokurori.

Të arrestuarit janë vendosur në paraburgim dhe po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e të riut. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *