• |
ide | kryesore

E dëbuan, tani Federata australiane zbut situatën: “Djokovic do të luajë këtu në 2023. E nuk do të hapë cështje”

-Instant, Sport



Novak Djokovic do të jetë i pranishëm në Australian Open 2023. Për këtë është i sigurt numri 1 i tenisit australian, Craig Tiley, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes për çështjen që bëri bujë prej ditësh. “Ai nuk ka ndërmend të bëjë padi – tha ai për ABC – Po flitet dhe do të flitet përsëri, por për momentin jemi të fokusuar vetëm në organizimin e këtij eventi të madh. Unë mendoj se ai do të luajë këtu vitin e ardhshëm. Në fund të fundit, ai është lojtari më i fortë në botë dhe e dashuron Australian Open”.

Numri 1 i tenisit australian nuk ka dyshime për pjesëmarrjen e Noles vitin e ardhshëm, por fjalën e fundit do ta ketë qeveria australiane, pasi teorikisht numri 1 në botë është përzënë për 3 vjet nga vendi, por mund të ketë hapje në lidhje me një zbutje të situatës.

Ndërkohë, për kampionin kontrovers serb, një lajm i mirë vjen nga Franca: ai do të mund të luajë në turneun Roland Garros, të planifikuar në Paris nga 16 maji deri më 5 qershor, edhe nëse më parë nuk do të jetë vaksinuar kundër Covid-19. Favori, krejtësisht i pavullnetshëm, ka ardhur nga Parlamenti francez dhe nga masat e reja të marra në Francë për të frenuar rritjen marramendëse të infeksioneve për shkak të përhapjes së variantit Omicron. Pasaporta e re e vaksinimit mund t’u atribuohet edhe atyre që janë shëruar nga Covid për jo më shumë se gjashtë muaj përpara. I prekur nga koronavirusi më 16 dhjetorin e kaluar, Nole është i mbuluar deri më 16 qershor, pra plotësisht në kohë për të qenë në start të turneut mbi dhè.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *