• |
ide | kryesore

Bella Hadid heq dorë nga alkooli : Nuk e kontrolloja veten

-Instant, Paparazzi, Slider



Modelja e njohur Bella Hadid zbuloi së fundmi se ka hequr dorë nga alkooli.

Në një intervistë me “InStyle”, modelja  tregoi se hoqi dorë nga pija pasi mjeku dhe këshilltari mjekësor për markën e saj të pijeve joalkoolike Kin Euphorics i tregoi për efektet e alkoolit në trurin e saj.“Unë kam bërë pjesën time  të pijes.Më pëlqente alkooli dhe arrita në pikën ku edhe unë fillova, e dini, të anuloj netët që ndjeja se nuk do të mund ta kontrolloja veten. Tani, nuk e ndjej nevojën të pi  sepse e di se si do të ndikojë tek unë në orën 3 të mëngjesit kur zgjohem me ankth të tmerrshëm duke menduar për atë një gjë që thashë pesë vjet më parë kur mbarova shkollën e mesme”, rrëfeu Hadid. Bella u bë bashkëthemeluese dhe partnere e Kin në shtator, pasi zbuloi se kjo ndihmoi me ankthin e saj,bllokimin e trurit nga sëmundja Lyme dhe udhëtimet e vazhdueshme.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *