• |
ide | kryesore

Shtyhen masat anti-Covid për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë

-Instant, Lajme, Të fundit
shqiptari



Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka informuar se Greqia ka shtyrë masat anti-Covid me vendin tonë. Mësohet se masat janë shtyrë deri më 7 shkurt 2022. Drejt shtetit fqinj mund të udhëtojnë të gjithë shtetasit shqiptarë, pavarësisht kombësisë, pavarësisht nëse janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnostikuar me Covid-19.

Ata që udhëtojnë në drejtim të Greqisë do të duhet të paraqesin:

-Test negativ PCR, kryer brenda 72 orëve, përpara udhëtimit ose,

-Test të shpejtë antigjenik, kryer brenda 24 orëve para udhëtimit.

-Të plotësojnë formularin elektronik PLF

Këto masa vlejnë për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nëse janë të vaksinuar apo jo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *