• |
ide | kryesore

Bënë kërkesë për t’u liruar, Gjykata lë në burg shoferin dhe kunatin e Rezar Taçit

-Instant, Lajme, Të fundit

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg kunatin dhe shoferin e biznesmenit Rezar Taçi dhe pas kërkesës së tyre për tu liruar. Artur Balla dhe Bledar Lilo janë të akuzuar nga SPAK për pastrim parash dhe në kuadër të grupit kriminal do qëndrojnë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve. Për këtë çështje vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar për të njëjtat akuza biznesmeni Taçi, pasi edhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit me burg në mungesë.

Gjatë shqyrtimit të kërkesës së SPAK, përpara togave të zeza të Apelit, Lilo, ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar lirim të menjëheshëm, duke pretenduar se nuk ka lidhje me akuzat, pasi është vetëm shofer. Ndërsa kunati i biznesmenit Rezart Taçi, ka kërkuar masë më të butë sigurie, si ajo e arrestit shtëpiak.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu