• |
ide | kryesore

Masakrα me tre të viktima/ Gjykata e Tiranës lë në burg në Dan Hutra

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës vendosi masën “arrest me burg” për Dan Hutrën, autor i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave. Gjatë seancës,Hutra është shfaqur i qetë dhe pa asnjë shenjë pendese.

Dan HutraI kam bërë të gjitha me vetëdije të plotë. Kur më dënuan për dhunë në familje më dënuan pa asnjë provë, ndaj i bëra të gjitha. I pranoj të gjitha dhe nuk jam i penduar. Etleva Kurtin e vrava se i vëllai deshi të më helmojë në burg. Nuk më intereson fare, e kam mbyllur dhe pesë burgime të përjetshme të më jepni. Kërkova ADN e fëmijës por s’pranuan dhe aty më lindi dyshimi, por nuk e kam rrahur bashkëjetuesen… I kërkoj sistemit të drejtësisë të mos dënojë njerëz të pafajshëm që mos përfundojnë në masakra të tilla.

40-vjeçari dy ditë më parë, bëri masakër në banesën e ish-partneres së tij, Elena Hysa. Ai i vrau asaj motrën dhe kunatën dhe e plagosi atë bashkë me nënën e saj. Po ashtu, ai vrau me armë dhe motrën e kundërshtarit të tij, Elteva Kurti si dhe plagosi të dashurën e tij në Astir, në tentativë për ta vjedhur.

Kujtojmë se në dëshmitë e tij të para ai ka thënë se vrasjet i kishte të planifikuara që kur ishte në burg. “Vrasjet i kisha të planifikuara që në burg”, mësohet të ketë thënë ai kur u arrestua. Ndërkohë bëhet me dije se autori ishte i vendosur për këtë kryer këto ngjarje të rënda që në momentin kur Elena dhe familja e saj e kishin kallëzuar këtë të fundit për dhunë dhe kërcënimet e kryera nga ky i fundit.



1 Comment

  1. “… I kërkoj sistemit të drejtësisë të mos dënojë njerëz të pafajshëm që mos përfundojnë në masakra të tilla.”

    Nëse fajin e pati sistemi, po ato gratë e shkreta ç’faj patën?! E ke me sistemin, nxirrja atij.

    Po ti ke probleme të thella mendore që kanë nevojë të trajtohen …. Edhe një tjetër, nëse nuk të dënon njeriu të dënon Zoti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *