• |
ide | kryesore

Çarçafë dhe hekura të prerë/ Dalin FOTOT e planit të arratisjes nga burgu të Dan Hutrës

Arkiva, Lajme, Të fundit
dan



Kanë dalë detaje të reja nga plani i Dan Hutrës, vrasësit të 3 grave dhe plagosësit të 3 të tjerave për t’u arratisur nga burgu i Fierit. 40-vjeçari kishte kohë që punonte për planin e tij, i ndihmuar edhe nga 3 të paraburgosur të tjerë, por është kapur në flagrancë.

Në fotot e më mëposhtme shihet se si ai kishte mundur të priste hekurat e qelisë. Në qelinë e tij u gjetën edhe çarçafë të lidhur si litarë që do përdoreshin për arratisjen. Mësohet se ata kishin shtypur një tenxhere dhe me, të kishin prerë 2 nga hekurat e dritares.

Gjatë kësaj kohe, ishte bërë e mundur prerja e një zgavre, ndërsa kishin mbetur për t’u prerë edhe dy hekura të tjerë, të cilat nuk dihet se sa kohë do të donin. Dyshohet se 4 të burgosurit kishin në plan të shfrytëzonin ndërrimin e turnit të rojeve në burgun e Fierit për t’u “zhdukur” nga qelia.

Të përfshirë në planin e arratisjen ishin edhe 3 të burgosur nga Vlora për vjedhje, Geraldo Veizi, Martin Kapllani dhe Feti Kovaçi. Gjithashtu dyshohet se plani u organizua gjatë festave të fundvitit, ndonëse priten rezultatet e hetimeve për konfirmim. Dan Hutra është një person me rekorde kriminale në familje.

Në vitin 2007 ai rezulton se ka vrarë me thikë, bashkëshorten e tij të parë, ngjarje e ndodhur në Kukës. Në muajin mars të 2023 ai ekzekutoi në oborrin e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, motrën e kësaj të fundit, Mevlute Hysa, 30 vjeç dhe të fejuarën e vëllait të saj, Hasime Dafku. ©LAPSI.al
dandan

dan



2 Comments

  1. Rasti konkret që dënimi kapital duhet vendosur për njerëz të tillë.
    Disa mendojnë se dënimi kapital nuk e ul krimin, por në fakt personi në fjalë pasi vrau bashkëshorten në 2007, në vitin 2023 vrau tri gra të tjera. Nëse do i hiqej jeta, ato tri gratë do të ishin gjallë.

    Të qendrojmë shtrembër e të flasim drejtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *