• |
ide | kryesore

Arrestohet shqiptari, pjesë e grupit kriminal të drogës në Spanjë që u kap duke transportuar 1.6 ton drogë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një shqiptar dhe 5 shtetas spanjollë janë arrestuar pasi akuzohen si pjesë e trafikut të drogës nga Afrika e Veriut në ishut Kanaire. Operacioni nisi në gusht me zbulimin e një rruge të re të hyrjes së hashashit në Spanjë. Sipas mediave spanjolle, 6 personat janë kapur me ngarkesa prej 1.6 ton hashash. Policia zbuloi se shqiptari dhe 5 spanjollët importonin drogën nga Afrika e Veriut në ishujt Kanaire.

Droga ishte fshehur në pjesën fundore të një kamioni të modifikuar. Menjëherë sapo e panë agjentët spanjollë dyshuan se mjeti ishte blerë për të bërë transportin e drogës. Kështu ata vijuan të mbajnë nën mbikqyrje dhe këtë të mërkurë finalizuan operacionin e tyre. Sipas hetimeve organizata kriminale drejtohej nga dy biznesmenë të sektorit të transportit në qytetin Alicante.

Të arrestuarit, droga, gjysmë-rimorkioja dhe pjesa tjetër e materilaeve të sekuestruara i janë vënë në dispozicion Gjykatës së Murcias në Spanjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *