• |
ide | kryesore

Llogaritë e shifrave/ Cilat janë bashkitë që “foltorja” mund të ketë shpresë

-Instant, Arkiva, Kryesore



Rikthimi pas katër muajsh i Berishës në Parlament nuk i surprizoi deputetët demokratë vetëm me prezencë, por edhe me deklaratën se si lideri histori kishte gjetur mekanizmin për ti fituar zgjedhjet e pjeshme lokale që do të do të zhvillohen në 6 bashki (Shkodër, Durrës, Vorë, Dibër, Rrogozhinë dhe Lushnje.“Kam gjetur mekanizmin se si do i fitojmë zgjedhjet e 6 marsit. Shoh një klimë optimizmi të madh në fitore. Gjithçka mund të bëhet, por ne nuk ndalemi. Negociatat janë në vazhdim, ne do i fitojmë këto zgjedhje” tha Berisha para gazetarëve.

Lexo me tej:

Zbulohet strategjia që do të ndjekë Berisha për zgjedhjet e pjesshme lokale

Po si qëndron e vërteta? A ka mundësi një opozitë e përçarë, që do të dalë minimumi me nga dy kandidatë që do të ndajnë votat dhe sidomos pas traumatizmit të 8 janarit të jetë konkuruese në këtë sfidë elektorale?

Për këtë Lapsi.al ka bërë një llogari të përafërt duke u bazuar në rezultatet që forcat politike kanë marrë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, vetëm në territorin e bashkive ku gara zhvillohet sot.

Sipas saj çfarë do që të bëjë, nëse del me më shumë sesa një kandidat, opozita i ka të humbura katër qytete: Durrësin, Vorën, Rrogozhinën dhe Lushnjen. Po të mbledhësh rezulatatet e 25 prillit (LSI+PD) edhe pa qene e përçarë opozita është afro 3 mijë vota mangut në Durrës, 5 mijë në Lushnje, 2 mijë në Vorë dhe 1 mijë në Rogozhinë. Pra në këto bashki një përmbysje duket teorikisht e pamundur. më optimistët për opozitën shohin një mundësi në Lushnje ku zgjedhjet varjojnë shumë ngë hera në herë në vartësi të kandidatit që arrin të mobilizojë fiset e ndryshme lokale.

Por, qyteti ku gara duket më e ekuilibruar dhe ku pjesa e “Foltores” ka më shumë mundësi është Shkodra. Në zgjedhtje e përgjithshme diferenca në këtë qytet mes pushtetit (ku futen edhe cotat e PSD-së të Tom Doshit) dhe opozitës është 13 mijë vota në favor të kësaj të dytës. Pikërishtë në kryeqendrën e veriut vota e demokratëve rrezikon të shpërndahet më pak sesa kudo tjetër. Lulzim Basha aty dujet tepër i dobët dhe nuk po gjen kandidat për kryetar bashkie. Burime thonë se disa njerëz i kanë rrefuzuar atij kandidimin me siglën zyrtare të PD-së duke mos para asnjë shpresë për të fituar. Dobësinë e këtij grupimi e tregoi së fundi edhe dorëheqja e kreut të qarkut, Helidon Bushati. Pra Shkodra është e vetmja bashki ku rezerva e opozitës është aq e madhe që edhe në qoftëse njeri nga grupimet (në këtë rast ai i Bashës merr rezultat të dobët, opozita mundet të fitojë mbi PS-në.

Andi Bushati: Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Një tjetër bashki ku rezerva është e ndjeshme është edhe ajo e Dibrës. PD+LSI aty ishin me një diferencë prej 46 votash përpara. Por ndryshe nga Shkodra aty votat mes dy fraksioneve opozitare mund të përgjysmohen më mënyrë më të barabartë. Jo më kot Dibra u bë një nga qytetet e para ku Basha zhvilloi një tubim sepse ndihej më i fortë. Pra nëse ai ia arrin të vendosë aty një kandidat si Xhëlal Mziu (që duhet të lërë mandatin e deputetit për këtë) ose një të afërmin e tij politik, avantazhi mund të shuhet duke e bërë që socialistët të rifitojnë sërish Dibrën të cilën e dëshën aq fort sa në vitin 2016 shkaktuan një “tërmet” në zgjedhjet e saj lokale.

Pra në konkluzion ndonse Berisha deklaron se e e ka gjetur mekanizmin e fitores, socialistët kanë shanc ti ftojnë të gjashta zonat ku do zhvillohen zgjedhjet e pjesshme. Shance që kjo të mos ndodhë ka deri diku në Shkodër dhe pak më pak në Dibër.

Përndryshe ky test elektoral do të shërbejë më shumë jo si një provë për tu matur me pushtetin por si një konfirmim se kush është shumicë brenda PD-së.

©Lapsi.al 

  



8 Comments

  1. Ka vetem 2 objektiva
    Largimi i bashes duke u ri faktuar per te disaten here si minorance ne pd
    mbajtja e shkodres

    Te fala fuges bashes veliajt dhe rames

    Edhe zhelal mziut

  2. Ka te njejten mekanizem, qe perdori ne 8 janar. Kur mori pd.
    Sale ktheje nga te duash, nuk te del llogaria. Tashme je kart e djegur.
    Parti nuk ke. Po edhe po krijove nje parti, do jet ne rastin me te mire gjysma e asaj qe kishe.
    Me usa e ke dhi.
    Elektorati gri s te afrohet.
    Mosha po “zvogelohesh”.
    Rinia te sheh si gjysh i permjer nen vete.
    Me pak llafe…. Je ftohur ne tajare.

  3. “Po kush po ua q* ropt këtyre kundërshtarëve tanë”, janë fjalët rrugaçërore të përdorura nga Sulejman Mema, njeriu që paguhet nga Armando Duka.Lapsi i pa varur pse nuk shkruani per kete derr tironci dhe ai islamiku Vercani qe cfare nuk thone me gjuhen e salihut

  4. Vdekshin të korruptuarit, parrazitët, idiotët dhe neokomunistët. thotë:

    Në pidh të somës ju qoftë o injorant, ka 9 vjet që edvini po na qi të gjithëve, por ju debilat mbeteni të kënaqur.

    1. Nuk është normale dhe nuk është e pranueshme që një person, i sanksionuar për vepra të mëdha të korrupsionit të jetë fytyra e ndonjë partie.

      Dhe në këtë aspekt, e kemi bërë të qartë që nëse ndonjë parti udhëhiqet apo përfaqësohet nga ndonjë person, i sanksionuar nga Sekretari i Shtetit për vepra të mëdha të korrupsionit, atëherë nuk mund të pritni marrëdhënie normale.O shpellkari i ores 19:48 te ka qire ty e shume te tjere si ty rama prandaj ju vazhdoni tha lepini bythen salihut

  5. APOLOGJIA E SALIUT

    (MONIZMI DEMOKRATIK OPOZITAR I VËRTETË)

    Të dashur demokratë të foltores,
    zgjedhjet e marsit po afrojnë,
    gjykata ia dha vulën Lul kimikut,
    që partinë atij t’ja dorëzojnë.

    Mos u dëshpëroni bëhuni të fortë,
    partia do jetë veç e jona përherë,
    do vemë prapë për të marrë selinë,
    s’do lëmë pa shqyer asnjë derë.

    Sigurisht do shqyejmë paqësisht,
    dyert e blinduara në çdo kat,
    Lulit s’do i prekim asnjë qime floku,
    le të vazhdojë të flejë gjumë rehat.

    Mos dëgjoni se ç’thoshte Stresi,
    që nëse hynim te zyra e Lul mavrisë,
    do i kishim hedhur nga ballkoni,
    të gjithë tradhëtarët e partisë.

    Me gurë betoni i thyen xhamat,
    me shkallë u ngjitën te ballkoni,
    për të ngulur flamurin e foltores,
    pra dhunën këtu, ju, ku e shikoni?!

    Ata protestues janë heronj,
    u kopanisën dhe s’ngritën dorë,
    u helmuan me gaz e u tërhoqën,
    por nuk ishin si dele me këmborë.

    Jemi vëllezër s’kemi pse të rrihemi,
    ne jemi “të besës” dhe kemi nder,
    demokratët janë njerëz të lirë,
    s’mund të rrinë të izoluar në bunker!

    Ju e mbani mend 21 janarin,
    kryeministria nuk u blindua,
    në luftë dihet ka edhe të rënë,
    po qe se siguria ime u rrezikua.

    Do thoni ju pse s’përdora gaz,
    shpejt turmën për të shpërndarë,
    por fatkeqësisht u qëlluan 4 vetë,
    që në bulevard ngelën të vrarë?!

    Kohët që atëherë kanë ndryshuar,
    paratë tuaja nuk i shpërdorova,
    unë jam burrë që jetoj me kanun,
    socialistët me gaz nuk i helmova.

    Brezat më vonë do na gjykojnë,
    se 8 janari do futet në histori,
    si dita kur selia bëhet si bunker,
    ky sekt gaz-bravash quhet parti!

    Me kurajo 3 dekada më parë,
    ne rrëzuam rregjimin komunist,
    e tash Shqupi është bunkerizuar,
    si të ishte nën një regjim monist.

    Nëse doni të jetoni të lirë,
    mos të bëhet Rama si shoku Enver,
    le ta heqim Lul pengun paqësisht,
    ta shkatërrojmë selinë por pa sherr!

    Shansi ynë janë zgjedhjet e marsit,
    të tregojmë që shumica jemi ne,
    do i ndryshojmë mendjen Amerikës,
    për partinë non grata konservatore të re.

    Ju ftoj të çoheni të votoni të gjithë,
    që partia jonë të jetë e para,
    kështu familja ime do gëzojë pasurinë,
    e të gjithëve do na prijë e mbara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *