• |
ide | kryesore

Fundjava rikthen reshjet e shiut, ikën i ftohti acar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas ditëve të acarta që përfshinë vendin tonë për 1 javë, në fundjavë pritet të rikthehet shiu dhe dëbora në zonat malore. Kështu bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në parashikimin e motit për fundjavën. Parashikimi i motit për fundjavën: Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit të ditës së shtunë në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, lokalisht në jug me intensitet deri mesatar.

Në zonat malore reshje bore.

Kjo situatë do të jetë prezente deri në orët e para të mëngjesit më tej moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Dita e diel pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme, por më të ftohta. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare këto kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht ditën e shtunë fiton shpejtësi deri në 15m/sek.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *