• |
ide | kryesore

Unaza e Tiranës gllabëruese fondesh: Skandali tjetër i kushton shqiptarëve 25 mln dollarë për 2 km rrugë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Unaza



Abuzime të mëdha po ndodhin me tenderat e ARRSH për unazën e madhe të Tiranës.

Në tenderin 9,9 milion dollarë të ARRSH për punimet shtesë në lotin 2 të unazës lindore të Tiranës, Autoriteti Rrugor Shqiptar, i drejtuar nga Evis Berberi jo vetëm që zgjodhi oferten 2 milion dollarë më të shtrejtë, por ia akordoi të njëjtës kompani, ‘Albavia’, që pati fituar tenderin 15 milion dollarësh të punimeve fillestare në 2018.

Historia e lotit 2 të unazës lindore, ka nisur në rreth 3 vite me parë kur për ndërtimin e 2,4 kilometër rrugë u lidh një kontratë me kompaninë ‘Albavia’ që pati fituar tenderin si oferta më mirë. Punimet ecën deri në një fare pike, pasi paratë nuk mjaftuan. Kështu, ARRSH hapi në nëntor të vitit që shkoi një tender të ri për punime shtesë, prej afro 9,9 milion dollarësh.

Fituese u zgjodh e njëjta kompani, Albavia, që pati fituar dhe tenderin fillestar për të cilin paratë nuk patën mjaftuar. Por kësaj rradhe ajo nuk kishte ofertën më të leverdisshme, por ishte renditur e katërta me 2 milion dollarë më shumë se oferta më e mirë.

E gjithë kjo procedurë e ndjekur ngre dyshimet për paracaktimin e fituesit, pasi arrsh-së i është dashur të rrëzojë kater oferta më te mira në tenderin për punimet shtesë me lotin 2 të unazës lindore, për të nxjerrë fituese pikërisht kompaninë Albavia.

Kjo kompani është e njëjta që kishte fituar edhe tenderin e pare, në të cilin fondi 15 milion dollarësh nuk mjaftoi. Projekti i unazës se madhe është kthyer një gllabërues fondesh nga të gjitha anët, kostot marramendëse dhe mënyra si përzgjidhen fituesit.

Në total, vetëm për lotin 2 te unazës lindore që nis, nga Farka dhe përfundon në Shkozë taksapaguesit do të pagujnë rreth 25 milion dollarë, për 2.4 kilometër rrugë.



4 Comments

  1. Deri ne çastin qe askush nuk do te denohet per keto abuzime skandaloze me parate e shtetit , deri ne çastin qe askush nuk do te denohet per keto çmime stratosferike me zi do na shohin syte . Pa ndeshkueshmeri nuk ka demokraci por anarshi ose me keq xhungel .

  2. Te fala kimetes e lul braves. Si do blihen diplomatet ne kete vend. Me parate tona te vjedhura nga te kater anet.

  3. Cdo dite mbrojteset anesore te segmentit nga pallati me shigjeta deri kopshti zologjik, fluturojne siper makinave thotë:

    Rrumpalle hesapi. Mire qe abuzohet pa limit, por cdo segment qe behet standartet jane me minimalet.
    Ka 5 vjet 2 km rruge te Astiri , dhe akoma asgje. Dhe ato punime qe jane bere jane skandaloze. Abuzim me keq se inceneratoret.

  4. Abuzohet me cilesine , abuzohet me çmimet , abuzohet edhe me ndershmerine . Sa vjet kemi ne kete gjendje mjerane ? Çfare ka ndryshuar ? Asgje , thjesht abuzimi eshte thelluar vit pas viti .
    Abuzohet kudo e perkedo sepse nuk ka rregulla loje sepse nuk ka ndeshkueshmeri . Abuzohet ngado e perçfaredo sepse elita politike ka nje pakt te heshtur : une sot jam ne pushtet e vjedh , ti sot je ne opozite e denonco dhe drejtesia qe eshte e kapur gjithmone nga ne te dy duhet te heshte dhe per heshtjen e saj ne heshtim ne padrejtesite qe ata shkaktojne . Ne kete vend ka humbur morali , sinqeriteti , ndershmeria dhe çdo vitut njerezor ,dhe si pasoje nuk mund te veterregullohet veçse me revolucion te mirfillt . Teorite e tjera jane dokrra hini . Atje ku mbaron humanizmi mbizoteron kafsheria dhe atje ku mbizoteron kafsheria vetem dhuna bene fajde .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *