• |
ide | kryesore

SPAK kërkon 12 vite burg për Saimir Tahirin, Gjykata do marrë vendim të premten

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përfundon seanca në Apelin e GJKKO për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

SPAK ka kërkuar 12 vite burg.

Seanca e radhës e Gjykatës së Posaçme të Apelit do të zhvillohet më 4 shkurt ora 13:00.

Ish-ministri i Brendshëm akuzohet për favorizim të trafikut të drogës.

Avokatët e Tahirit kërkuan pafajësi në Gjykatë, por prokurorët e SPAK kërkuan dënimin e tij me 12 vjet burg, por duke qenë se gjykimi është bërë me procedurë të shkurtuar, i kërkuan që të ulet edhe 1/3 e dënimit, duke kërkuar një dënim përfundimtar prej 8 vitesh burg.

I njëjti dënim është kërkuar edhe për Jaeld Çelën.

Saimir Tahiri pretendoi se nuk qëndron asnjë prej akuzave të ngritura kundër tij, duke thënë se nuk ka pasur asnjë kontakt me anëtarët e grupit të Habilajve.

Ish-ministri Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit.

Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.



6 Comments

  1. Mos, ka per te fol tani Saja. Ishalla po i tregon te gjitha se ne ate muhabet ka qen vet i madhi i perfshir. Problemi eshte se edhe po shkoi skandali te Rama, prap ai sbie nga pushteti se ska opozit. Gjysma e opozites eshte non-grata (Sala me Liken), gjysma tjeter ska mbeshtetje per te ardh ne pushtet. Si perfundoi keshtu ky vend, keq e mos me keq.

  2. Eshte i pafajshem. Pse, kot u vleresua nga ambasadori amerikan? Po e denuan, gjyqtaret jane antiamerikane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *