• |
ide | kryesore

Veliaj vazhdon sulmin ndaj Dukës: FSHF si bandë, lidershipi shtoi makinat e çarterat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Erion Veliaj sulmoi sërish kreun e FSHF-së, Armand Duka teksa tha se e ka drejtuar institucionin si të ishte një bandë.

Lexo më tej: Fytyra tjetër e Erion Veliajt/ Gjuha e rrugaçit që shantazhon me SPAK kapjen e futbollit 

Nga një takim me përfaqësuesit e bizneseve në Tiranë, Duka tha se një bandë me çirakë ka në dorë të caktojë të ardhmen në futboll të fëmijëve të Tiranës.

“Ne nuk mund të kemi ishuj brenda nesh, që janë të pavarur dhe të paprekshëm. Ti mund të jesh i pavarur, secili prej nesh është i pavarur, por jo i paprekshëm. Shoh përfaqësuesit e bankave këtu, por edhe bankat auditohen. Pra, ka një institucion që kryen atë që quhet “check&balance”, nuk janë ishuj të paprekshëm. Jam i sigurt se këtu ka edhe prindër që i çojnë fëmijët e tyre në terrenet sportive, të cilët më thonë: “Lali, na rroftë fusha e re që ke bërë, por unë s’i kam paratë që djali të luajë si profesionist”. Pra, prindërit harxhojnë 20-30 mijë lekë çdo muaj, lekë të mbledhura me sakrificë, dhe në fund një bandë me çirakë ka në dorë të caktojë nëse djali yt vlen, apo s’vlen! Seriozisht? Kjo ndodh në qytetin tim dhe unë të mos e ngre zërin për këtë?” – deklaroi kreu i Bashkisë.

Lexo më tej: Kur socialistët prishin gojën/ Regjistrimet që nxjerrin jetën e fshehtë të pushtetarëve 

Veliaj tha se është i vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj beteje.

“Në Federatën Shqiptare të Futbollit djersit dhe mundohet vetëm kombëtarja kuqezi. I gjithë lidershipi i saj vetëm ka shtuar llogaritë bankare, makinat e shtrenjta dhe çarterat. Kurse mundim real, me djersë, ka vetëm ekipi kombëtar. Turma prej 500 vetash punon në një organizatë pa transparencë, të cilët vetë votojnë, vetë votohen. Imagjinoni çfarë do ndodhte nëse Kryeministri do thoshte: Tani që kemi zgjedhjet e Presidentit, po sikur ta shtojmë parlamentin me nja 30 vetë? Pra, të bëjmë vetëm për atë ditë 170 veta dhe të fitojmë! Por kjo s’mund të ndodhë se në Parlament janë 140 deputetë. I dimë edhe emrat e atyre që votojnë dhe ti nuk mund të ndryshosh rregullat e lojës sa herë ke një sfidë para teje,” deklaroi më tej ai.



2 Comments

  1. Opo ky eshte me kari qe mund te ekzistoj ne kete planet. Nuk shikon veten dhe abuzimet ekstravagante qe po bene por merret me Duken. Ky do var nga komet per sa keq i ka bo ketij vendi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *