• |
ide | kryesore

Meta: Dosjen “non grata” kundër Berishës e plotësoi Basha me informacione

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk i ka kursyer akuzat për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Madje, në një intervistë për Fax News, Meta tha se informacionet e Bashës ishin ato që mund të kenë pasur vlerë për amerikanët.

“Unë mendoj dhe për çështjen e zotit Berisha nuk duhet kërkuar përgjegjësia thjesht tek Sorosi, ai ka interesat e veta që ato dihen. Nuk duhet kërkuar as tek Edi Rama, sepse dhe ai ka interesin e vetë.

Ne e kemi të qartë, edhe unë e kam të qartë, këtë gjë si drita e diellit që treçereku i dosjes është bërë me informacionet e kryetarit që e la. Sepse ai për çdo gjë e ka transformuar fajin apo përgjegjësinë.

Më 9 shtator që na përloti të gjithëve për atë vlerësimin që kishte për doktorin, për udhëheqësin historik. Por po ta shikojmë pastaj me gjithë, qëndrimet e tjera që ai doli, duke filluar nga akuzat për vitin 1997 e të tjera, kuptohet qartë gjithçka.

Problemi është që ai tjetri nuk të beson shumë kur shikon se dosjen ta bën kundërshtari politik. Por, kur i bënë njeriut yt atëherë ato që shkruhen aty merren si të besueshme, sepse na i ka thënë dikush që mendohet se është i besueshëm” – tha Meta që shtoi se për Bashën tani ndjen vetëm keqardhje.

“Unë, nuk dua të merrem më me atë. Unë, e kuptoj që ai është në hall shumë të madh dhe më vjen keq. Ai (Lulzim Basha), ka marrë detyrë të më provokojë edhe mua. Nesër mund të fusë Kinën dhe Rusinë në një aleancë kundër tij. Vetëm Edi Rama nuk është në këto çështje, që ai ja vonon çështjet nëpër gjykata etj.

Kurse ne të tjetër jemi në këtë situatë që, s’kemi punë tjetër dhe merremi me të. Kur Voltana Ademi, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës thotë, që nuk e njoh, ça pret tani nga unë? Unë, nuk dua të merrem më të , kam punë shumë më të rëndësishme për t’u marrë” – tha Meta. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Sa i peshtire je o injorant. Ju dhjefsha perlotjen tuaj. Ju te vrisni dhe te qani dhe mashtroni sy nder sy, aq pa shtylle kurrizere jeni.

    Pse ju djeg kaq shume qe jeni turr te gjithe ( berisha .ti .rama dhe i gjithe brezi juaj i politikaneve qe e keni shqyer krte vend ) edhe doni te shqyeni Bashen tani ???? Fundja ai eshte kukull sipas jush.,

    cfare ju ka trazuar kaq shume gjumi Basha juve????

  2. Neser ky idioti do akuzoj te tijet…. Vasilin edhe Monen. Se jan ata, qe ja ben letrat per non grata.
    Jeni ber te peshtir deri ne pafundesi.

  3. Më tërhoqi vëmëndjen mbrëmë një deklaratë e Metës në një intervistë në një televizion shqiptar.
    Në stilin e Berishës, edhe ai pretendonte se “kishte miq të ngushtë në qeverië e Danimarkës e vendeve të tjera skandinave”, e kishte planifikuar që pas përfundimit të mandatit të tij si president, do hiqte dorë nga politika e do ti kthehej dipllomacisë duke shkuar si ambasador në njërin nga këto vende..
    Me detyrën e ambasadori në këto vende, ai kishte planifikuar që ta bënte Shqipërinë po aq të zhvilluar e demokratike sa Danimarka.
    Por këto plane ja paska prishur sipas tij “aleanca” Rama Basha.
    Këta paskan bërë çmos që ta shkarkojnë para kohe si president e tani ai e ndryshoi planin.
    Do të vihet në krye të opozitës shqiptare e të gjithë shqiptarëve me kërcënimin e 2 marsit, ku ai u ul në gjunjë duke bërë shenjën e shkabës dykrenore me duart e kryqëzuar në gjoks, si “rilindasi i vërtetë” i Shqipërisë.
    E vetmja “kontradiktë” e tij me Berishën deklaroi ai, paskej qenë përcaktimi i datës së festës së çlirimit.
    Nuk u kujtua intervistuesja ti bënte pyetjet :
    “I dashur president , sa herë e ke deklaruar Berishën armikun tënd më të madh e mikun tënd më të afërt ?”
    Sa herë e ke ndryshuar qëndrimin tënd edhe për “armikun” tënd aktual Ramën ?
    A nuk ishit ju i dashur president, që u hodhët si top futbolli mbi tavolinat e parlamentit për të shkuar tek kryetarja Topalli , për të kundërshtuar marëveshjen Berisha – Rama që solli kryetarokracinë diktatoriale kryeministrore e mandej flirtuat me rradhë si me njerin edhe me tjetrin ??

  4. O President, çnevoje kane amerikanet per informacione nga Bashe etj kur e gjithe Shqiperia eshte nen kontrollin e tyre. Aq ma teper qe shumica e shqiptareve kur nuk gjene zgjidhje ne organet shteterore per probleme e tyre e jane te pafund mos zgjidhje dhe abuzimet e pushtetareve te djeshem e te sotem,i drejtohen ambasades amerikane me te gjitha hollesite.

  5. Perse presidenti duhet te hyje ne loje politike. deri pak kohe me pare nuk mendoja se duhet te shkarkoehej, tani mendoj se duhet, sa me pare. Kush do te votoje per te , le ta beje

  6. Ka plot të vërteta në denoncimet e Metës, për masakrën e kryer në të shtuquajturën “Reformë në drejtësi” që bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë.
    Është plotësisht e vërtetë që regjimi i Ramës bëri çmos që për të ruajtur pushtetin korruptiv, e shfrytëzoi këtë reformë për ta shkatëruar gjithë sistemin e prokurorive e gjykatave e për të vendosur në krye të tyre, siç është plot[sisht e vërtetë që Meta me cilësinë e presidentit , bëri çmos që në Gjykatën Kushtetuese , të fuste juristë mbështetës të tij.
    Është e vërtetë që Basha, ndryshe nga Berisha , nuk e duronte hipokrizinë për ta quajtuar aleat të partisë demokratike, një politikan kameleon dredharak si Meta, ndonëse e vlerësoi luftën e tij për të ruajtur ballancën në krijimin e Gjykatës kushtetuese.
    Po ama Meta ndonëse shitet si mbrojtës i Kushtetutës, ka injoruar një nga kërkesat më të rëndësishme të saj, që presidenti, pamvarësisht bindjeve të tij politike, nuk duhej të përzihej me politikat e partive si në pushtet, edhe në opozitë.
    Ai thajse hapur ka dalë me deklarime publike se duhej të ishte ai udhëheqës i socialistëve, apo në të kundërt udhëheqës i opozitës së dominuar nga e djathta.
    Po duke lënë mënjanë edhe shkeljen e kushtetës për rolin asnjanës të presidentit, çdo shqiptar do të bënte pyetjen normale :
    Çfarë kushtesh plotëson si individ Ilir Meta për pretendimin e tij si udhëheqës i të gjithë shqiptarëve ?
    Po e nis nga elokuenca, një veti e domosdoshme e liderit politik për të komunikuar me publikun.
    Kur e dëgjon Metën të fjaloset nëpër televizione me gjeste e kapardisje qsharake, e me gjuhën primitive të një ish brigadieri të një kooperative bujqësore, vëren se ai është ku e ku më poshtë në këtë drejtim, edhe sesa figurat e tjera të LSI, përfshirë edhe bashkëshorten. e është në kontrast të madh me karagjozin e talentuar dymetrosh, shpuzë nga goja, apo me juristin e formuar në perëndim , z.Basha që e ka dhuntinë e një elokuence e kjartësie të dukëshme të transmetimit të mendimit..
    Tani le të marim treshen përbërëse të koalicionit “Shtëpia e lirisë”.
    Një komnpozim koalicioni politik tepër i çuditshëm.
    Një kryedemokrat malësor hundë shqipomjë e shtatlartë, me mendësinë bajraktare të pushtimit të kullave,e një demokristian katolik një fraksion i disa partive demokristiane në shqipëri, që çuditërisht flirtojnë me ish partinë e punës, që për ti futur në zgjedhje, futën në ombrellën e partisë së shkurtabiqit president Meta, që di mirë vetëm punët e veta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *