• |
ide | kryesore

E rëndë/ Gjenden të vdekur 12 persona në kufi, Turqia akuza Greqisë dhe BE-së

-Instant, Lajme, Planet



Mediat turke janë duke raportuar për një ngjarje tragjike mes Greqisë dhe Turqisë. Duke iu referuar një postimi në Twitter të ministrit të Brendshëm të Turqisë, Suleyman Soylu, “Hurriyet” shkruan se mëngjesin e sotëm në zonën kufitare mes dy shteteve janë gjetur të vdekur 12 persona. Ai tha se këta persona nga 22 emigrantë janë shtyrë nga trupat kufitare greke në rrethin İpsala të Edirnesë, raportojnë media turke.

Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu tha se: “Më datë 02.02 2022, në Ipsala, Kufiri Grek, 12 nga 22 emigrantëve iu hoqën këpucët, u hoqën rrobat, u shtynë nga trupat kufitare greke dhe ngrinë. BE-ja është e pafuqishme, e dobët dhe çnjerëzore. Trupat kufitare greke, vrasësi është i sjellshëm me FETO-n, Zoti e mëshiroftë”.

Deri më tani nuk ka ndonjë raportim në mediat greke për çështjen në fjalë, po ashtu as edhe ndonjë reagim nga autoritetet vendase.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *