• |
ide | kryesore

Humb Erdogan/ Dalin rezultatet e zgjedhjeve lokale në Turqi

Arkiva, Lajme, Të fundit
Turqi



Në Turqi 61 milionë e 441 mijë e 880 votues kishin të drejtë këtë të diel të paraqiteshin në kutitë e votimit për të zgjedhur administratorët e tyre vendorë. Ata do të zgjidhnin kryetarët e bashkive të 81 provincave, 973 rretheve dhe 390 qyteteve. 

Nga rezultatet paraprake të publikuara pak minuta më parë shihet se partia më e madhe e opozitës CHP është rikonfirmuar në qytetet e mëdha, Stamboll, Ankara, Izmir, etj. Ndërsa partia e AK e Presidentit Erdogan ka marrë vetem disa qytete me te vegjël.

Kryetari opozitar i Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili fitoi qytetin në vitin 2019, tha se ishte “shumë i lumtur” me rezultatet e deritanishme. Një vit pasi Rexhep Tajip Erdogan fitoi një mandat të tretë si president, ai e kishte bërë synim të tij të rifitonte qytetin ku u rrit dhe u bë kryetar bashkie.

Opozita laike nacionaliste është gjithashtu shumë përpara edhe në kryeqytetin Ankara. Mansur Yavas gjithashtu ia mori qytetin Partisë AK të Erdogan 5 vjet më parë. Yavas dhe kolegu i tij i Stambollit, Imamoglu shihen si kandidatë të mundshëm për të kandiduar për presidencën në vitin 2028.

Përpara zgjedhjeve të së dielës në Stamboll, sondazhet shihnin përpara kandidatin e Partisë AK, Murat Kurum. Presidenti Erdogan udhëhoqi fushatën zgjedhore të partisë së tij, duke premtuar një epokë të re në megaqytetin e Turqisë me pothuajse 16 milionë banorë. Por qeveria e tij nuk ka qenë në gjendje të shkundë një krizë ekonomike që ka parë norma inflacioni prej 67% dhe norma interesi në 50%.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *