• |
ide | kryesore

Mirosavljev shpresa e fundit: Partizani i Mehmetit fundoset në krizën e Dajës

-Instant, Sport, Video



Lëvizjet e merkatos të bëra nga Partizani nuk duket se kanë sjellë ndonjë gjë të re, ose në rastin më të mirë duhet akoma kohë. Kohë që në fakt të kuqtë nuk e kanë, duke parë se Europa nxiton të largohet dhe rezultatet e Dritan Mehmetit nuk duket se po e përmirësojnë situatën përkundrazi. Në katër ndeshje mes kampionatit e Kupës tekniku ka marrë vetëm një fitore në debutim, pastaj dy barazime e tani një humbje. Sikur të mos mjaftojë, e madje ajo që tërheq më shumë vëmendje, është fakti që edhe loja e skuadrës nuk ka ndryshim nga gjysma e parë e sezonit.

Shpenzohen raste, mungon një qendërsulmues goli, që Skuka nuk po e përmbush dot, ashtu si Bitri nuk zgjidh dot cdo vakuum difensiv të krijuar nga coroditjet taktike të skuadrës na fraksione të ndryshme loje: nuk është rastësi që kryeqytetasit nuk kanë pësuar gol vetëm nga dy skuadrat e fundit të renditjes. Me këtë mënyrë impostimi në kampionat nga Partizani gjërat nuk duken mirë, skuadra madje tani po humb besimin se mund të shpëtojë një sezon, duke u kualifikuar për në Europë, sepse tetë pikët që e ndajnë nga Vllaznia nuk janë fare të thjeshta të rikuperohen, duke parë edhe cilit kundërshtar duhet tia bësh.

Ndoshta Kupa mund të jetë shënjestra e vërtetë e skuadrës së Mehmetit, barazimi 1-1 në cerekfinale e mban në lojë, por jo edhe aq faktin që kundër skuadrave të forta gjërat nuk shkojnë aspak mirë në përballjet direkte dhe në Kupë, janë akoma Laci e Vllaznia, të dyja fituese kundër të kuqve në dy daljet e fundit. Kështu, nëse Partizani kërkon të fillojë të ketë pretendime, duhet të zgjidhë shumë gjëra, por e para është ajo para porte, ku dy sulmuesit kryesorë të skuadrës së bashku nuk arrijnë dot në dopioshifra për numër golash. Shpresa e fundit është blerja e Mirosavljev, njeriu që duhet të zgjidhë golin, gjithnjë nëse nuk del një dështim si Filipovic…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *