• |
ide | kryesore

Arrestohet pjesëtari i grupit të ‘Habilajve’

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestohet në Vlorë pjesëtari i grupit të Habilajve, Reshat Radhima, i dënuar me katër vite burg.

Njoftimin për personin në fjalë e dha policia.

“Është kapur dhe ndaluar shtetasi Reshat Radhima, 56 vjeç, banues në Vlorë, sepse Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj e 4 ditë burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal”, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i struktuaruar kriminal”, njofton Policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *