• |
ide | kryesore

Greqia ndryshon masat, rregullat e reja për të hyrë në vend

-Instant, Lajme, Planet



Nga e hëna, 7 shkurt, hyrja në Greqi për ata që kanë një certifikatë evropiane do të bëhet pa test të detyrueshëm, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris. Më herët, ministri foli për ANT1 për punonjësit e kontraktuar shëndetësorë ndihmës që janë anëtarësuar në  Sistemin Shëndetësor Kombëtar dhe deklaroi se “për 12 mijë ndihmësit, të cilëve kontrata u skadon më 31 mars, do të marrim një marrëveshje që t’i zgjasim kontratat pothuajse deri në fundviti, ndërkohë që njëkohësisht do të ketë edhe pikëzimin e tyre, për shkak të eksperiencës që kanë fituar dhe njëkohësisht shpallet për 4000 pozicione në SKS”.

Lidhur me  pezullimin e kontratës  që vlen për punëtorët shëndetësorë të pavaksinuar,  ministri i Shëndetësisë  fillimisht tha se “nuk mendojmë të zgjasim pezullimin edhe për ata që nuk kanë  bërë dozën shtesë të vaksinës ”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *