• |
ide | kryesore

Dënimi i Saimir Tahirit jehonë në mediat ndërkombëtare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lajmi për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

“Ish-ministri shqiptar dënohet për përfshirje në trafikimin e drogës” është ky titulli me të cilin agjencia e lajmeve Associated Press ka nisur artikullin për dënimin e Tahirit.

Kurse, fqinjët tanë në Greqi raportojnë se “ish-ministri dhe bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit Rama është burgosur për shpërdorim të detyrës. AP raporton se një gjykatë në Tiranë dënoi me burg ish-ministrin e Brendshëm për shpërdorim detyre dhe lidhje me një rrjet kriminal të trafikut të drogës.

Saimir Tahiri u dënua me tre vjet e katër muaj burg. Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsion dhe Krim të Organizuar, Engert Pëllumbi, tha se Tahiri kishte përfituar “shërbime dhe përfitime të padrejta dhe në të njëjtën kohë, me shpërdorimin e postit, ai ka abuzuar me interesat ligjore”.

Tahiri pas dhënies së dënimit tha se është i pafajshëm….Ai nuk ka reaguar ndaj gazetarëve në sallën e gjyqit, por vetëm ka nxituar të bëjë një telefonatë. Avokati i Tahirit, Maksim Haxhiaj, tha se do ta apelojnë vendimin në Gjykatën e Lartë, duke e cilësuar atë si një “marrëzi juridike”.

Lufta kundër korrupsionit ka qenë një problem madhor në Shqipërinë postkomuniste, shkruan AP, duke ndikuar fuqishëm në zhvillimin demokratik, ekonomik dhe social të vendit.

Kurse, mediat greke sjellin në vëmendje se Tahiri ishte dikur një aleat shumë i afërt i kryeministrit Edi Rama.

“Megjithatë, çështja e tij nuk e preku popullaritetin e Ramës, i cili siguroi një mandat të tretë si kryeministër i vendit në prill.”



2 Comments

  1. Argita Berisha ka arkëtuar qindra mijëra euro në konsulenca ligjore të paguara nga biznesmenë që ndërkohë përfitonin favore nga Sali Berisha kryeministër, e bën atë një avokate të ndershme? Fakti që dhëndri i tij Jamarber Berisha ka investuar dhjetëra milionë euro në ndërtimin e 19 kullave pa treguar asnjëherë prejardhjen e atyre parave, e bën atë një ambjentalist me kapitale trasparente?

    Fakti që djali i tij Shkëlzen Berisha është pasuruar falë konsulencave misterioze apo ndërmjetësimeve në afera që shpesh vareshin nga leje dhe konçesione me origjinë qeveritare

    1. O i paemer,
      Ate qe berisha mund te kete bere gjithe jeten,keta te tute e bejne cdo dite,cdo ore e cdo sekonde.Nuk njohin kufinj,vjedhje ne infinit.
      E kupton dot dallimin?
      Gjithsesi je jashte teme dhe duke bere copy-paste kudo te njejten gje,behesh i neveritshem,njesoj si lloji me i ndyre qe na kane pare syte.Ku e gjeni guximin xhanem.
      Jeta eshte shume e shkurter per ta çuar dëm me keto poshtersira.
      Lartesoni shpirtin nese e keni akoma,se jua kujtoj qe sdo merrni me vete as gje dhe do jete vone kur te kujtoheni se jeni lodhur kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *