• |
ide | kryesore

Partizani me “peshat e rënda”, Tirana në kërkim të arratisë: Laçi e Vllaznia pengojnë njëra-tjetrën

-Instant, F1, Sport



Në javën e 19 të Superiores gjërat duken në favor të Tiranës kryesuese. Të paktën në letër, bardheblutë kanë ndeshjen më të thjeshtë, ndërsa ndjekësit përplasen mes tyre. Përpara se të bëhen llogaritë e kreut të shtunën, duhen bërë ato të mbijetesës ku Kastrioti ka mundësinë më të mirë të hapë lojërat. Krutanët e Celës, pasi pësuan humbjen e parë në tre ndeshje me teknikun në pankinë, duhet të mposhtin Dinamon në Kamëz për të ngushtuar distancën me zonën e shpëtimit. Me 12 pikë Kastrioti nuk ka alternativa, ndërsa skuadra e Shkëmbit nuk mund të gabojë me një tjetër skuadër të zonës së rënies si bëri një kavë më parë me Egnatian.

Dy skuadrat ndoshta më pak të interesuara për kampionatin, me përqedrimin në Kupë, Teuta e Partizani, përplasen në Elbasan. Natyrisht të dyja kanë dëshirën për të rifituar ekuilibër në lojë që skuadra e Arapit nuk e ka, pavarësisht nga fitorja e dyfishtë me Skënderbeun. Nuk është më mirë skuadra e Mehmetit, edhe pse ka një pikë më shumë, por humbjen në Lac të kuqtë besojnë se mund ta harrojnë me kontributin e blerjeve të ditëve të fundit të merkatos, që tekniku shpreson ti ndryshojnë fytyrën të tijve.

Diskutim krejt ndryshe për spondin tjetër të kryeqytetit: 6 pikë nga Laci, në krye të klasifikimit, Tirana shpreson ti shtojë kur të presë në shtëpi Skënderbeun. Bardheblutë janë të motivuar, nuk kanë probleme formacioni dhe duan ta shfrytëzojnë në maksimum momentin e favorshëm, jo vetëm se përballë do të kenë një skuadër jo edhe aq solide për ti krijuar probleme një autoblinde si ajo e Shehit, por edhe sepse në Lac, sfidohen mes tyre dy nga tre ndjekësit direktë.

Kurbinasit do të luajnë ndeshjen e tyre të parë pa Lushkjan i transferuar në Moldavi dhe Josa shpreson që bardhezinjtë të mos kenë humbur magjinë që i solli në -6 nga kreu. E megjithatë, përballë do të jetë Vllaznia, që shpreson të rikuperojë pikë të rëndësishme në fushën e një pretendenti për titull. Brdaric nuk mund të humbasë terren akoma sepse edhe 10 pikë e diferencës janë shumë, kur ka nisur tashmë faza e tretë e kampionatit. Koha për hakmarrje ndërkohë për Kukësin, që kthehet të luajë kundër Egnatias që e nxorri nga Kupa me shpresën për të treguar se kanë superuar traumën e pokerit të pësuar një javë më parë e për rivendosur sa më shpejt kontaktin me kreun.

SUPERIORE, JAVA E 19
05/02/22
Kastrioti  13 : 45 Dinamo
Tirana      16 : 45 Skënderbeu
Teuta        16 : 45 Partizani
06/02/22
Laçi          13 : 45 Vllaznia
Egnatia    13 : 45 Kukësi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *