• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni stërvitjen e Ibrahimovic: në garë me kohën për të sfiduar Sampdorian

-Instant, Sport, Video



Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë në dispozicion të Piolit as për ndeshjen e së mërkurës në Kupën e Italisë kundër Lazios në San Siro, pasi suedezi ende nuk është rikuperuar nga inflamacioni në tendinën e Akilit, të pësuar në ndeshjen kundër Juventusit. Sulmuesi kuqezi, i cili vijon punën në palestër, është në dyshim edhe për ndeshjen e kampionatit ndaj Sampdorias. “Durim” shkroi Ibra në Tëitter, së bashku me një video në të cilën ai duket që po punon me muskujt abdominalë, me këmbët të mbështjella rreth një thesi boksi.

Ai dëmtim që dukej se ishte dicka e vogël, po rezulton të jetë më i rëndë se sa pritej. Ibrahimovic është në garë me kohën për të arritur të jetë kundër Samp, por në këtë pikë nuk është e lehtë të thuhet se kur mund të kthehet suedezi, me mundësinë më të madhe për të qenë gati të shtunën e 19 shkurtit në shtëpinë e Salernitanas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *