• |
ide | kryesore

Belen Rodriguez sërish në krahët e Stefano de Martino

-Instant, Paparazzi, Slider



Pasi i dha fund përfundimisht lidhjes së saj me Antonio Spinalbese, Belen Rodriguez është parë së fundmi disa herë krah ish-partnerit të saj Stefando De Martino. Ky i fundit është parë t’i gjendet afër modeles argjentinase këto kohë pas ndarjes. Belen tha për “Corriere della Sera” në lidhje me ndarjen e saj se dëshiron t’i kushtojë më tepër vëmendje vetes së saj.
Nga ana tjetër, Rodriguez nuk e ka fshehur marrëdhënien e saj me Stefano De Martino:

“Nuk është diçka e re që unë dhe Stefano takohemi me njëri-tjetrin. Por, ne femrave nuk na duhet me patjetër prezenca e një mashkulli në jetën tonë që të ndihemi të plotësuara.”-shprehet modelja.
Modelja argjentinase dhe ish-partneri i saj janë ribashkuar zyrtarisht, edhe pse për momentin ata nuk jetojnë së bashku. Dyshja janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në festën e përbashkët të mikeshës së tyre dhe nisur nga kjo takimet e tyre kanë qenë më të shpeshta. Rikujtojmë se së fundmi ata janë parë duke darkuar në një hotel të njohur milanez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *